E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunaçek kritikon ambasadorin Dellpër aferën e SMS-ve

BRUKSEL- Eurodeputetja, Ulrike Lunaçek, kritikon ambasadorin amerikan të Kosovës, në lidhje me sms-të e shkëmbyera në seancën parlamentare gjatë votimit për presidentin.

Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian ka thënë për “Euoberserver” se ambasadori amerikan në Kosovë duket fajtor për sjellje të papërshtatshme. Por zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian janë të mprehtë për ta harruar këtë çështje dhe të përqendrohen në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Deputetja austriake e të gjelbërve, ka deklaruar të enjten për “Euoberserver” se fotografitë e SMS-ve që u shkëmbyen gjatë votimit në seancë parlamentare e bëjnë ambasadorin të shihet me sy të keq.

“Të gjithë ne po i dërgonin sms njerëve të ndryshëm. Unë isha ulur jo shumë larg Dell” sqaroi Lunacek duke kujtuar atmosferën e tensionuar të seancës Parlamentare të 22 shkurtit.

Duke parë se cfarë doli në shtyp, presidenti duket se e ka pyetur atë cfarë të bënte dhe ambasadori i ka dhënë disa sugjerime”- shtoi ajo. “ Duket se ambasadori i SHBA-së është përpjekur të influencojë në votimin e parlamentit dhe unë mendoj se kjo sjellje nuk duhet të ishte bërë në një kuvend demokratik. “

Vërejtjet e saj vijnë pasi e përditshmja “Koha Ditore” publikoi fotografitë e teksteve sms të dërguara nga presidenti Behxhet Pacolli dhe këshilltari i tij Esad Pushkar në I phonet e tyre gjatë pushimit ndërmjet raundit të dytë dhe të tretë të votimit.

Një SMS i zotit Pacolli thoshte: “Pyete CD (Chrisopher Dell) çfarë të bëj në raundin e tretë”. Zotëri Pushkar ia kthen: “Dell: Fatmiri dhe Jakupi ishin të frikësuar nga kërcënimi në fund. Mendon se do të jetë ngushtë, por OK”.

Dy deputetët Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, të PDK-së votuan kundër zgjedhjes së Pacollit në dy raundet e para, pasi kishin shprehur pakënaqësi për lidhjet e Pacollit me elitën politike ruse dhe dobësive të tij në të folurit e gjuhës shqipe. Më pas Kraniqi konfirmoi për median se ishte kërcënuar nga Thaçi.

Një ditë pas votimit ambasadori amerikan dërgoi një letër të hapur Komisionit të Pavarur të Mediave ku mohonte të ketë bërë ndonjë shkelje. Ai gjithashtu akuzoi “Kohën Ditore” për shkelje të ligjit të përgjimit të incizimit, një shkelje që mund ta dënojë gazetarin me një vit burgim.

Euobserver shkruan se nëse do të dështonte zgjedhja e presidentit në raundin e tretë atëherë do të kishte shkaktuar zgjedhje të reja të përgjithshme, duke vonuar kështu dhe planet e SHBA dhe BE-së për një dialog bilateral Kosovë – Serbi.

I dërguari i baroneshës Kethrin Eshton, Robert Kuper javën e kaluar ishte në Beograd dhe Prishtinë për të fiksuar takimin e parë i cili do të mbahet më 8 dhe 9 mars.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›