Eprorë të ushtrisë gjermanë vlerësojnë zhvillimet në Kosovë

Prizren, 12 gusht – President i Administratës Ushtarake të Bundeswehrit –Lindje, Michael Schrömbgens dhe komandant i Divizionit të Parë Tankist në Hanover, gjeneral majori Markus Kneip kanë qëndruar për vizitë dyditëshe në kampin ushtarak të KFOR-it në Prizren. Ata janë pritur nga komandanti i MNBG Jug, gjeneral brigade Stephan Thomas, i cili i ka njoftuar me zhvillimet në sferën e sigurisë dhe sektorët tjerë në zonën e tij të përgjegësisë.
“Pas një përshkrimi të gjendjes së tanishme në jug të Kosovës, mysafirët e lartë nga Gjermania u impresionuan nga zhvillimet pozitive dhe përparimet e bëra gjatë 11 viteve të kaluara në Prizren dhe në mbarë Kosovën”, thuhet në komunikatën për shtyp të nënshkruar nga shef i Zyrës për marrëdhënie me publikun në MNBG Jug, Gerhard Horstmann. Ai ka theksuar se përfaqësuesit e lartë të Bundeswehr-it krahas programit të ngjeshur dhe bisedave të shumta me ushtarë gjermanë kanë gjetur kohë edhe për një vizitë të shkurtër në qytetin e vjetër të Prizrenit dhe se të enjten kanë përmbyllur vizitën.