Mbrojtja nuk sheh arsye ligjore për moslirimin me kusht të Haradinajt

Prishtinë, 12 gusht – Koha Ditore, në numrin e sotshëm ka botuar bisedën me avokatin në Ekipin e mbrojtjes të Ramush Haradinajt në procesin e Hagës, Tomë Gashi, që është edhe këshilltar ligjor i kryeministrit Hashim Thaçi. Ai ka thënë se nuk ka kurrfarë arsye ligjore që Haradinajt të mos i mundësohet lirimi me kusht deri në fillimin e gjykimit, pavarësisht se ende nuk është caktuar data e fillimit të tij.
“Nuk ka kurrfarë arsye ligjore që të mos i mundësohet lirimi me kusht deri në fillimin e gjykimit, sepse ai u është përmbajtur të gjitha kërkesave të Tribunalit, është vetëdorëzuar në gjykim e kaluar dhe nuk ka kurrfarë arsye që ketë herë të veprohet ndryshe”, ka thënë Gashi.
Avokati i Haradinajt që mban edhe postin këshilltar ligjor i kryeministrit Thaçi, është shprehur optimist edhe se lirimi me kusht i Haradinajt do të ndodhë, duke u bazuar edhe në gjykimin e kaluar kur ishte liruar edhe pse kishte 37 akuza, ndërsa kësaj radhe Haradinaj ka vetëm gjashtë të tilla.
“Dhe gjithmonë ai u është përgjigjur ftesave të Tribunalit kështu që nuk ka kurrfarë arsye që të mos lirohet që të mbrohet në liri deri në fillimin e gjykimit”, ka deklaruar ai.
Gashi më tutje ka sqaruar se kërkesa e ekipit të mbrojtjes së Haradinajt për lirim të tij deri në fillimin e datës së gjykimit është bërë edhe duke u bazuar në rregullat e punës së Tribunalit.
“Tribunali i Hagës në bazë të rregullave të tyre vepron në ketë mënyrë: secili që gjykohet atje duhet të qëndrojë në paraburgim. Do të thotë, lirimi i Ramushit kërkohet prej nesh, avokatëve të tij, që ai të jetë në liri deri në fillimin e gjykimit, në momentin që fillon gjykimi rregullat e përcaktojnë ashtu që ai vullnetarisht të shkojë në Tribunal të Hagës ku është qendra e paraburgimit dhe fillon gjykimi”. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në gazetën e sotme Koha Ditore)