E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeneral Selimi në vizitë në Angli

Prishtinë, 12 gusht - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, po qëndron për një vizitë pune zyrtare, dy ditore në Britaninë e Madhe. Gjeneral Selimi gjatë kësaj vizite, do t’i mbajë disa takime zyrtare, që parashihet edhe në marrëveshjen e bashkëpunimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Britanisë së Madhe dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës. Në kuadër të kësaj vizite, Selimi, nesër, do të qëndron edhe në Akademinë Ushtarake Mbretërore, me rastin e diplomimit të oficerëve të kësaj Akademie Ushtarake, në të cilin studiojnë kadetë edhe nga shtetet tjera. Në këtë gjeneratë të kadetëve, diplomon edhe një oficerë i FSK-së, i cili që nga 17 gushti i vitit 2009, ka ndjekur një specializim, një vjeçar, në kuadër të kësaj Akademie.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›