Tiroli Jugor, modeli më i mundshëm për veriun e Kosovës

Prishtinë, 12 gusht – Modeli i Tirolit Jugor në Itali është shembulli më i mundshëm i zgjidhjes për veriun e Kosovës, kanë bërë të ditur për gazetën Koha Ditore burime diplomatike.
Modeli i provincës veriore ka kohë që është duke i diskutuar në qarqet diplomatike, ndërkaq që edhe “Qeveria e Kosovës e edhe ajo e Serbisë kanë dhënë shenja pozitive për të”, kanë bërë të ditur burime të gazetës.
Ky aranzhim i ri, sipas burimeve të Kohës Ditore, do të modifikojë pakon e Ahtisaarit duke i dhënë më shumë autonomi financiare pjesës veriore të Kosovës në mbledhjen e tatimeve, duke i njohur katër komunat atje si njësi e veçantë dhe duke u dhënë edhe më shumë kompetenca në vetëqeverisje. Aranzhimet e reja, sipas diplomatëve ndërkombëtarë, do të bëhen me qëllimin e përmirësimit të jetës së qytetarëve.
Garantues të aranzhimeve të reja, do të jenë Kosova dhe Serbia.
Tiroli Jugor është provincë autonome në veri të Italisë që kufizohet me Austrinë dhe e populluar nga gjermanfolës.
Shkalla e lartë e autonomisë për këtë regjion që përbëhet nga 115 komuna, e shndërron atë në, de fakto, krahinë autonome.
Modeli i këtij regjioni verior të Italisë qe propozuar si zgjidhje për çështjen e Kosovës shumë vite para shpalljes së pavarësisë.
Shfrytëzimin e këtij modeli në veri të Kosovës, e ka përmendur publikisht javë më parë ambasadori amerikan Christopher Dell, në një takim të tij me gazetarë në Uashington, në fund të muajit korrik. ( Gjërësisht mund të lexono në Kohën Ditore të sotme)