E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet me epiqendër në afërsi të Vushtrrisë

Prishtinë, 12 gusht - Divizioni Sizmologjik, që vepron  në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM), sot, në orën 05:58 sipas kohës lokale, ka regjistruar  një tërmet me magnitudë 2,7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet  IV   ballë  të Merkalit.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte  7.5 kilometra në jug-lindje Vushtrrisë, përkatësisht 18.5 km Veri-perëndim Prishtinës.
Sipas Divizionit Zizmologjik koordinatat tërmeti ka ndodhur në kordinatat             42.807 (latituda) dhe  21.0457 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10.2 km.
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e komunës se Vushtrrisë dhe ne disa komuna përreth.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›