E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ed Kapllani: “Po jetoj një ëndërr me Karlsruhen”

Nga Dash Frashëri
INTERVISTE EKSLUZIVE -Kapllani po shfaq një formë të jashtëzakonshme te Karlrsuhe, kryesuesja e Bundesligës 2 në Gjermani. - E kam përsëritur shpesh se kjo është vetëm falë stërvitjes serioze që kam kryer, por dhe mundësive që kam pasur për të shënuar gola të dobishëm për ekipin. Tashmë kam fituar një eksperiencë të vlefshme, e cila pa dyshim reflekton dhe formën time të mirë. Pa dyshim dhe ekipi ka treguar forcën e vet në kampionat dhe një ekip i mirë të ndihmon të evidentohesh. Përpara ndeshjes miqësore me Maqedoninë erdhët në grumbullimin me Kombëtaren me dhjetë gola të shënuar, tani pas një muaji i gjysmë riktheheni në kuotën e 14 golave në kampionat. - Objektivi im i parë është sigurimi i një vendi të përhershëm në formacion, pastaj vjen shënimi i golave, por jo numri i tyre. Unë them se për golat e mi kanë të gjithë kontribut, pavarësisht se finalizuesi jam unë. Si sulmues, natyrisht që do të shënoj gola. Objektivi im vazhdon të mbetet që deri në fund të sezonit të jem në formacionin fillestar si titullar, të vazhdoj paraqitjet e mira dhe pa dyshim të kontribuoj në ngjitjen në Bundesligën 1 të Karslruhes. Duket se ekziston një garë brenda Karlsruhes: Xhovani Federiko, 15 gola deri tani të shënuar dhe Kapllani me 14 gola. Kush do ta fitojë "Këpucën e artë" në ekip? - Në të vërtetë nuk eksiton një luftë e tillë, pasi që të dy mendojmë për t'i shërbyer fitores së ekipit. Nuk ekziston një garë individuale midis nesh, përvecse një garë e lojtarëve të ekipit tonë me ato kundërshtarë. Jo pak herë golat e Federikos kanë ardhur pas asisteve të mia. Dua të shtoj dhe një fakt se Xhovani katër nga 15 golat i ka shënuar me penallti. Federiko do të largohet sezonin e ardhshëm pasi ka nënshkruar për Borusian e Dortmundit. Gjithsesi, them se do ta ndiejmë mungesën e tij, pasi është një lojtar i mirë. Sebastian Frajs është partneri yt në sulm. Cfarë lojtari është në vlerësimin e Kapllanit? - Frajs është një lojtar i ri. Ai ka luajtur madje dhe një ndeshje me Kombëtaren U-21 të Gjermanisë, por për shkak të kalimit të kufirit të moshës nuk është pjesë e Kombëtares gjermane. Është një lojtar i mirë dhe i shpejtë dhe me të më ka ecur loja. Unë kam luajtur më përpara edhe me Federikon apo me Kaufman, por me Frajs jam ndjerë më i plotë. Vlerësohet nga klubi si një lojtar me të ardhme. Edi, jeni votuar shpesh në faqen e internetit të Karlsruhes si lojtari më i mirë në disa ndeshje. Ju bën krenar, apo jo? - Për të qenë i sinqertë, më ka dhënë kënaqësi vlerësimi si lojtari më i mirë në disa ndeshje të rëndësishme. Kjo tregon edhe respektin që kanë tifozët e Karlsruhes apo më gjerë, ndoshta dhe shqiptarë në Gjermani apo kudo ku ndodhen. Më bëhet qejfi kur shoh emrin tim aty, por dua të theksoj se Kapllani ka objektiva brenda vetes. Karlsruhe është pranë rikthimit në Bundesligën 1. Në një intervistë audio për faqen zyrtare të klubit tuaj keni pohuar se Karlsruhes i duhen edhe 4 fitore për të fituar matematikisht vendin në Bundesligë. - Me Rot Vajs Esen humbëm aksidentalisht një ndeshje në shtëpi (1-3), të cilën fillimisht e menduam të fituar të paktën me dy gola. Duhet të jemi të kujdesshëm. Kemi bërë një sezon të shkëlqyer dhe të gjithë në Gjermani besojnë se do të shpallemi kampionë të Bundesligës 2, të paktën 3-4 javë përpara përfundimit të kampionatit. Trajneri Edmund Beker ju merr gjithmonë si shembull. Cfarë nënkupton kjo dashuri? - Në fakt ai gjithmonë e më shumë po më konsideron si një produkt të punës së tij. Nuk lë rast pa përmendur gjatë intervistave të para dhe pas ndeshjes si një shembull apo sinonim të Karlsruhes së re. Ai flet shumë hapur për këtë dhe komplimentet e tij, i konsideroj si një nxitje për më tepër. Si arriti të shndërrohet Karlsurhe në pretendentin numër 1? - Në fakt bëjnë të gjithë këtë pyetje në Gjermani. Karlsuhe prej tre vjetësh ishte duke konsoliduar ekipin. Nga një ekip që luftonte për mbijetesë në Bundesligën 2, në një ekip pretendent. Në qytet është rikthyer atmosfera e 10-12 viteve më parë, kur për Karlsuhen luanin Oliver Kahn dhe Mehmet Sholl. Tani po e harrojnë atë brez dhe janë të lumtur me ne. Jo pak herë është përmendur fakti i disa ofertave nga klube të Bundesligës 1, ku nuk mungojnë dhe ato angleze. - Për momentin nuk mund të flas për oferta, pasi kam zyrtarisht ende dhe një vit kontratë me ekipin e Karslruhes. Dua t'i gëzohem kësaj që jam duke arritur. Ndoshta në verë do të kem tjetër mendim dhe mund të ketë surpriza, të cilat nuk i përjashtoj. (Në foto Edmond Kapllani duke lexuar në gazetën "Albania" intervistën e tij)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›