Pergjaket Nata e Bardhe vritet babai i dy femijeve
Nata e Bardhe vec ambientit festiv ne te gjithe kryeqytetin duket se ka pasur edhe anen e erret te saj. Gjate kesaj nate babai i dy femijeve eshte vrare ndersa shtate persona jane plagosur kryesisht ne moshe te re. Ngjarjet e renda ia kane prishur atmosferen ndezjes se argetimit kolektiv per qytetaret keshtu qe festa e organizuar nga Bashkia e Tiranes per te shtatin vit radhazi naten e 29 Nentorit eshte shoqeruar serish me problematika.
Policia kishte marre shume masa perforcuese me qellim qe kjo feste te shkoje mbare por konfliktet e ndryshme kane bere qe ajo te pergjaket duke sjelle viktima te plagosur dhe shume probleme te tjera. Ngjarja me e rende e kesaj nate ka qene vrasja e babait te dy femijeve gjate nje konflikti mes dy familjesh ne zonen e Komunes se Parisit. Nga kjo perleshje ka mbetur i vdekur Dritan Selimi eshte plagosur gruaja e tij por nuk kane mbetur pa marre plage autori i ngjarjes si dhe banore te tjere te zones te cilet jane munduar per te shuar konfliktin. Sipas te dhenave hetimore te mbledhura nga policia gjithcka ka nisur disa dite me pare kur djali i viktimes dhe djali i autorit te arrestuar Sinan Proda kane hyre ne nje pazar per te blere nje motor. Ata kane rene dakord ne parim dhe e kishin lene per te mbyllur tregtine. Te dy jane takuar bashke dhe kane nisur te debatojne por nuk kane rene dakord me cmimin. Ne keto kushte Dritan Selimi ka qene ne ballkon dhe mendohet se qe aty ka pare skenen duke u zene te dy femijet. Ne ato momente ai ka zbritur poshte duke i bertitur shokut te djalit te tij e madje dyshohet se e ka goditur me shuplake. Por i vogli ka thirrur te atin duke i treguar se cfare kishte ndodhur. Sinan Proda 45 vjec ka zbritur nga shtepia dhe ka nisur te debatoje ashper me Selimin 38-vjecar.
Pas debatit te gjithe banoret e pallatit por edhe kalimtare kane dale per te pare se cfare po ndodhte. Ne debat jane perfshire edhe familjet respektive dhe mes tyre ka plasur sherri. Ne keto kushte Selimi ka marre nje leve ndersa Proda ka nxjerre nje thike. Aty jane perleshur mes tyre ndersa fqinjet por edhe familjaret kane tentuar ti ndajne. Nga perleshja te dy jane gjakosur nderkohe qe ende nuk dihej se kush kishte marre plage por shume shpejt kane plasur ulerimat e grave. Ato bertisnin dhe kerkonin ndihme nderkohe qe sherri vazhdonte. Policia eshte njoftuar per te shkuar ne vendin e ngjarjes dhe fillimisht kane mberritur sherbimet e Komisariatit Nr. 2 te Tiranes. Ato kane mundur te identifikojne personat kryesore ne kete konflikt kur eshte vene re se Selimi kishte marre disa plage me thike ne trup. Menjehere ai eshte derguar per ne spital dhe eshte shtruar ne urgjence. Deri mengjesin e djeshem ai ka luftuar per te mbijetuar por sapo ka zbardhur ka nderruar jete nderkohe qe policia ka arrestuar agresorin. Policia tha se nga konflikti ka mbetur e plagosur ne krah me thike edhe gruaja e Selimit. Nderkaq ne spital ndodhet edhe autori 45-vjecar i cili ka marre disa plage ne trup me mjete te forta. Plage te lehta sipas policise kane marre edhe disa banore.