E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi rrugore për një familje shqiptare në Greqi

Makina duke u nxjerrë nga deti pas tragjedisë

Makina ra në det, vdesin nënë e bijë

Kefalonia, 12 dhjetor 12:06 NOA - Tragjedi rrugore ka ndodhur mbrëmë në një ishull grek me pasojë vdekjen e nënë e bije dhe plagosjen e djalit të të ndjerës, informon bashkëpunëtori i agjencisë së lajmeve NOA në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në ishullin Kefalonia, kur 38-vjeçarja Angjelina Alia, vajza Anxhela 18 vjeçe dhe djali 16 vjeçar Mario, po përshkonin rrugën pranë portit të Poru, me një autoveturë që e drejtonte adoleshenti.

Në një moment të humbjes së kontrollit të drejtimit të makinës, familja me tre persona u gjend në detin pranë portit Poru së bashku me autoveturën.

Për pasojë, kanë gjetur vdekjen nëna 38-vjeçare dhe vajza e saj, ndërsa ka marrë plagë pa rrezik jete, djali ende në moshë të mitur.

“Gruaja 38-vjeçare dhe vajza 18 vjeçe nuk ia dolën me pasojë mbytjen në det kurse djali 16-vjeçar arriti të dilte nga makina i gjallë dhe të ngjitej në tokë duke I shpëtuar vdekjes”, - bënë të ditur burimet policore lokale.

Nga hetimet e para, policia bën të ditur se dyshohet moti i keq me shtrëngata shiu që të ketë shkaktuar devijimin e makinës nga rruga në det të hapur. Por policia nënvizoi dhe faktin se djaloshi nuk kishte leje drejtimi për automjet.

n.s/NOA

Foto bashkëlidhur, mbrëmë, pas aksidentit të ndodhur 

Shkarko attachment >> 12greqi_aksidenti_126871585.jpg

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›