Era e ndryshimit apo ndryshimi i erës?
Për të thënë të vërtetën kjo fushatë elektorale për pushtetin vendor shenjon qartazi një pikë kthesë pozitive dhe sinqerisht të duartrokitshme në performancën dhe kapacitetin e saj për të ndërtuar një imazh ndryshe. Stili dhe mënyrat e komunikimit që kanë përzgjedhur kandidatët për të tërhequr vëmendjen e publikut janë së paku plotësimi i standartit të parë europian nga vendi ynë i varfër që ka vite që mbetet në nivelin e aspirantit qëndrestar dhe kokëshkretë që nuk ia shqit fytyrën xhamit të trashë prej nga e sheh Europën.
Gjeja e dytë që të bie në sy është fakti që ligjërimi pothuajse dominant politik që po dëgjojmë nga kandidatët dhe nga liderat, është se ata dhe vetëm ata secili për veten apo për krahun e tij, përfaqësojnë: “fuqinë e ndryshimit”, “frymën e re politike” , “gjeneratën e re politike” etj, etj, gjëra të kësollojshme që kanë brenda përcaktimin “ e re”.
A thua se drejtuesit tanë politikë , dhe kandidatët në veçanti janë në një garë me kohën dhe po rendin që të gjithë së bashku për ta kapur atë. Në fakt ky është një lajm i mirë për shqiptarët, sepse nëse drejtuesit e tyre politike kanë kuptuar se duhet ta kapin kohën dhe i janë dorëzuar gjithashtu faktit që kjo garë me kohën është e pashmangshme atëherë ata kanë pranuar unanimisht si rrallëndonjëherë , KOHËN si standart.
Vini re se sa gjë e mirë është që kjo fushatë elektorale ka plotësuar paraprakisht dy standarte të rëndësishme të sapopërmendura më sipër , njëri prej tyre: standart europian , dhe tjetri standart individual, social, politik, kulturor dhe universal njëkohësisht.
E të mendosh që këto dy standarte janë plotësuar në një kohë kur Shqipëria endet e rraskapitur në këtë cep të Ballkanit e keqpërdorur në mënyrën më cinike të mundshme nga një grup drejtuesish dhe politikanësh që vetmandatohen, apo tentojnë të vetëmandatohen sipas rastit.
Në një mënyrë, apo një tjetër të krijohet përshtypja se këtu ka vetëm njerëz që duan të ikin dhe njerëz që duan të qeverisin, pamvarësisht nga kostot.
Por, le ta pranojmë haptazi dhe më kurajo se ata që e braktisin apo dëshirojnë ta braktisin Shqipërinë me ëndrrën për ta rigjetur, apo ata që vendosin të “arratisen” nga realiteti dhe struken në jetët e tyre të përditshme duke e “asgjësuar” vëmendjen nga ajo c’ka ndodh rreth tyre, dallojnë thelbësisht nga ata që duan ta qeverisin këtë vend me babëzinë për ta vjedhur .
Ne që qëndrojmë dhe besojmë se ky vend ende prodhon shpresë, kemi ekzaminuar dhe është mirë të vazhdojmë ti ekzaminojmë mundësitë tona ngase jam besimplotë që jemi shumë, ndaj edhe duhet ti ushtrojmë të gjitha të drejtat, kapacitetin, energjitë, dijet, eksperiencën, dëshirat, vullnetin për të qenë shërbëtorë dhe autorë të së mirës ndërkohë që së bashku të gjithë si shoqëri punojmë për ditën kur Shqipëria do të bëhet Europë.
Nëse sot ne qëndrojmë stoikë në këtë vend ku “Tirania e shpërfilljes” është moral mbi moralin , ligj mbi ligjin , e drejtë mbi të drejtat, nëse qëndrojmë duke e ditur se ne kemi të drejtë të flasim, por kurrësesi nuk kemi të drejtë të dëgjohemi, nëse jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se Shqipëria, është bërë Pengu i pacmueshëm i një grupi drejtuesish dhe politikanësh, të cilët dhunën e diktaturës së Enver Hoxhës e kanë zëvendësuar me dhunën e interesave personale meskine të individëve dhe grup-individëve të caktuar, atëherë le të shohim pas në historinë tonë, dhe thellë në burimet tona të brendshme, qoftë individuale, qoftë si shoqëri, le tu referohemi demokracive dhe shoqërive të shëndetshme gjithashtu, Mendimtareve të mëdhenj që ka Bota dhe kësisoj të shëstojmë shanse dhe kohë ndryshe.
Jam i kthjellët se për “Zotërinjtë e Politikës” shqiptare , është e vështirë të thuhet se funksionojnë me rregullat e lojës demokratike .
Shpesh herë qasja që të vjen në mendje është së, për Ata, Shqipëria është bërë Bronxi apo Harlemi i tyre, ku ligji i më të fortit përcakton fatët e lojës.
Gati-gati krijohet përshtypja se në përmasa domethënëse për tu marrë seriozisht në konsideratë, drejtuesit dhe politikanët tanë të nderuar janë në një kompromis të qartë.
Në kushte të tjera mendje të mbrapshta do të mendonin se drejtuesit dhe politikanët tanë funksionojnë pothuajse njëlloj sikurse “familjet e malavitës” të cilat pasi kanë ndarë zonat e influencës bazuar në marrëveshje të fshehta, me dyer të mbylluara zakonisht, vazhdojnë njëkohësisht edhe luftën e egër për më shumë ekspansion dhe dominim. Demokracia që na ofrohet është një demokraci me dyer të mbyllura.
Madje edhe debatet gjatë krizës parazgjedhore, edhe negociatat , edhe përplasjet , marrëveshjet apo mosmarrëveshjet janë bërë të gjitha pas dyerve të mbyllura, ndonëse të gjithë e kanë vetëdijen që demokracia me dyer të mbyllura është një demokraci e vrarë.
“Miqtë e mij , na takoi që të rinj një fat i ashpër . Kemi vuajtur nga rinia jonë , si nga një sëmundje e rëndë. Kjo që pasojë e kohës në të cilën lindëm , kohë e dekadencës së madhe të brendshme, e dekompozimit, që me gjithë paaftësinë dhe forcat e saj vepron kundër shpirtit të rinisë.
Shkatërrimi dhe pasiguria janë karakteristikat e kësaj kohe: asgjë nuk bazohet në baza e besim të shëndoshë. Jetohet për të nesërmen, sepse e pasnesërmja është e dyshimtë…..” Ndonëse këto fjalë të Niçes i shkojnë shumë për shtat realitetit tonë, unë jam plot shpresë dhe besim se ne jemi shumë, e në cdo zemër të qytetarëve shqiptarë gjen vend e fjetur apo e ndrojtur, “shpresa dhe ngasja për të mirën”. Ne jemi përnjimend shumica e heshtur. Ne jemi forca e vërtetë lëvizëse në shoqërinë shqiptare, ndonëse ka vite e mbase dekada që e keqja në pakicë ushtron kontroll mbi pushtetet e këtij vendi.
Për të shkuar më thellë në shpresën time do të thoja se edhe brenda vetë vendimmarrësve shqiptare, udhëheqësve, deputetëve, drejtuesve qendrore apo lokale, qoftë si qënie njerëzore, qoftë si grup social, është dhe mund të marrë forcë kahja e së mirës. Ka dhe mund të zbulojmë apo ngremë drejtues që i kanë karakterin, integritetin dhe parimet si element themelor të formimit të tyre si bartës dhe ushtrues të detyrave publike, dhe pushtetit në shërbim të vendit ligjit dhe qytetarit.
Sikurse e kam shkruar edhe me pare, Pushteti ka qenë kahhera esencial për lidershipin.
E ndoshta ky është edhe thelbi i problemit e pse jo edhe substanca e shpresës.
Politikanet njihen gjerësisht dhe kahkohësisht, madje prej nga dita kur në shoqërinë njerëzore ngriti kokë autoriteti apo lidëri i parë, për shqisën e tyre për ta ndjerë pushtetin.
Drejtuesit në nivel qendror apo lokal, në institucione apo parti politike, Deputetët, mëtonjësit, të gjithë e nuhasin dhe ndjejnë më mirë se gjithcka tjetër Erën e Pushtetit dhe e ndjekin atë me këmbëngulje e durim të admirueshem.
Nuk është e kotë ajo shprehja që thotë : “Se politikani shkon nga fryn era..”.
Nëse era e Pushtetit që kanë ndjekur deri tani drejtuesit dhe politikanët tanë ka qenë ajo e konjukturave dhe intrigave politike, nënshtrimi, besnikëria(????) dhe servilizmi ndaj Liderit Providencial, abuzimi me fondet publike, korrupsioni, amoraliteti, mashtrimi, aleacat afatshkurtra dhe marrëveshjet aspak parimore, aftësia për të shitur shpirtin dhe karakterin, apo vjedhja e votave, shanset janë të mëdha që ne gjithësesi të ndërtojmë shpresë përmbi këtë komponent.
Kushtimisht, fushatat elektorale bëhen që individë apo parti të vijnë pushtet, të marrin pushtet në duart e tyre. Rasti është pothuajse paradoksal , pasi në këto 16 vite në të gjitha fushatat elektorale të gjithë kandidatët , apo të gjitha partite kanë shpallur para dhe gjate fushatës se ata janë “fryma e re”, “fytyra e re”,”gjenerata e re”, “forca e re” , dhe se ata po sjellin :”Erën e Ndryshimit”.
Por të nesërmen e ditës së votimit gjithmone jemi zgjuar nga gjumi plot ëndrra e shpresë, ndërsa të pasnesermen jemi zhytur serish në makth, e dëshpërim. Të pasnesërmen ne kuptojmë se Pushteti që u kemi dhënë apo që e kanë marrë vetë në dorë politikanët, apo drejtuesit e rradhës ishte dhe mbetet qëllim në vetvete. Asnjeri prej tyre nuk e ka kërkuar pushtetin si instrument për ti shërbyer qytetarit.
Era që ndoqën politikanët ishte po e njëjta dhe u dhuroi pushtet e të mira vetëm atyre, sepse sidoqofte Ata dhe Qytetarët luajtën në fusha dhe lojra krejt të ndryshme, e distanca ka qenë e thelle, duke shkuar vit pas viti, muaj pas muaji, e ditë pas dite, përherë e më e thellë.
Alternativa jonë për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të drejtë, për një demokraci të shëndetshme, e për më shumë liri, mbetet në çdo rast dhe në çdo kohë partneriteti i Politikanit me Qytetarin.
Që edhe kjo fushatë elektorale të mos shkojë dëm, e që të kemi mundësi të fillojmë një proces në favor të së mirës dhe shpresës, do të na shërbente shumë durimi dhe marrja për sipër e rolit të autorëve të ndërtimit të mirëbesimit. Vendosja e komunikimit, ringritja e mirëbesimit në shoqërinë shqiptare, më së pari brenda vetë qytetarëve, e po ashtu edhe brenda vetë klasës politike, e më pas mes qytetareve dhe politikanëve do të ishte një premisë e shkëlqyer për ta ndryshuar Erën.
Në respekt të nevojës që ka vetë demokracia për ushtrimin e pushtetit si instrument për shërbim dhe shërbesa, për më shumë drejtësi, për institucione të forta dhe për më shumë përfaqësim, e në të njëjtën kohë në respekt të nevojës dhe ambicjes që kanë politikanët për Pushtet, ngritja dhe forcimi i Partneritetit mes Qytetarit dhe Politikanit mund të sjellë përmbushjen e të dyja këtyre nevojave dhe ngopjen e gjithfarë ambicjeje apo aspirate.
Në Partneritet së bashku mund ta ndryshojme Erën, dhe të bëjmë që Era e vetme që do të sigurojë Pushtetin dhe mbivleje në favor të Pushtetit, si atij Pushteti për të cilin ka nevojë sistemi, si atij pushteti për të cilin ka nevojë, ambicje dhe aspiron individi, mund të jetë ajo Erë prej nga ku nisim dhe ngremë si standarte e pritshmëri karakterin, ndërshmërinë, moralitetin, përgjegjshmërinë, integritetin, vullnetin e mirë, shpirtin e shërbesës, mirësinë etj.
Kontributi në vendosjen e këtij Partneriteti, mund të bëjë që ato dy standarte të cilat i kemi përmendur në fillim, dhe që duket se janë pranuar dhe dëshmuar nga Drejtuesit dhe Politikanët tanë, të jenë vetëm pararendësit e Ndryshimit të Erës dhe fillimit të një procesi të përthellimit të këtyre standarteve, ose hap pas hapi të instalimit të disa standarteve të tjera. Ripërsëris jo paqëllim se deri tani kjo fushatë elektorale për pushtetin vendor shenjon qartazi një pikë kthese pozitive dhe të lavdërueshme në performancën dhe kapacitetin e saj për të ndërtuar një imazh ndryshe nëpërmjet Stilit dhe mënyrave të komunikimit që kanë përzgjedhur kandidatët për të tërhequr vëmendjen e publikut, por këtë e bëjnë vetëm e vetëm për një grusht vota më tepër. Me sytë nga ana pozitive ne së bashku mund dhe duhet të punojmë që Imazhi, Stili, dhe Mënyrat e Komunikimit, të shndërrohen në instrumenta të një bashkëbisedimi, marrveshjeje dhe aleance të dukshme dhe të frytshme mes Qytetarëve dhe Kandidatëve apo Partive.
Në po të njëjtën mënyrë Standartin Kohë, të gjithë së bashku mund ta marrim në konsideratë jo më si ndjekës të pështirë të Kohës që na lë gjithmonë pas, por si pararendës të saj që dimë ta drejtojmë atë dhe jetët tona për nga e mira e përbashkët.
Le t`i paraprijmë Kohes duke Ndryshuar Erën.