Evolucioni dhe besimi, përjashtuese të njëra tjetrës?
Disa here me ka qelluar te lexoj shkrime e opinione ne lidhje me "deshtimin shkencerisht te evolucionit", ndersa ne sfond nenkuptohej se kjo perkthehej ne “triumf te besimit” - qofte ne revista e gazeta, qofte ne lista e-maili, qofte dhe ne programe televizive. Ne te njejten kohe paralelisht me keto opinione ndodhet e zgjatet nje tjeter varg artikujsh e mendimesh; vargu I artikujve qe e shtyjne fene e besimin ne periferi me perbuzje, si dicka te prapambetur, si nje perzierje e nje brockulle me qeder e nganjehere e nje brockulle te lezetshme nga individe me fantazi te admirueshme.
Personalisht kam njefare mosbesimi ne lidhje me cfaredo lloj ektremi apo opinioni qe ofron vec dy alternativa, bardh e zi (ne fakt vetem nje, sepse e zeza eshte automatikisht gabim). Dhe ka kohe qe te njejten ndjesi vazhdon te kem ne lidhje me perballjen evolucion-fe; nese je pro evolucionit je kundra besimit dhe anasjelltas. Por le te vazhdojme duke ofruar nje tjeter mendim, nje tjeter alternative...
Nese teorija e evolucionit eshte deshtake atehere ju siguroj se asgje ne shkencat biologjike nuk ka kuptim pervec se ne prizmin e evolucionit. Evolucioni nuk eshte dallimi mes majmunit e njeriut, as ne thelb dhe as si dogme. Evolucioni eshte – po ju kursej perkufizimet teorike – deshmia se jeta ne planetin tone sic e dime ne, nuk eshte nje aksident I ngurte, por ka qene dhe eshte ne evolim, ne zhvillim e siper. Jeta eshte dicka e lenget, fluide, qe lakohet e ndryshon, qe nderrohet e ruhet duke ndjekur disa rregulla qe shkencat biologjike u kane dale per zot t’I ftillojne (ka akoma shume rruge per te bere), shume prej te cilave dihen e jane pershkruar me saktesi, e shume te tjera presin shpjegime te metejshme.
Shpesh evolucioni sulmohet duke nenvizuar me qesendi faktin se ne, njerezit, dhe majmunet, e kafshet ne pergjithesi, jemi shume ndryshe nga njeri tjetri. Por nese ka ndonje pohim joserioz e qe nuk ia vlen te merret ne konsiderate esht ai qe genet e majmunit e njeriut nuk jane te ngjashme. Le te urdheroje kush te doje e te “lundroje” pak ne dosjet elektronike ne internet - GenBank, BLAT, EMBL etj- dhe do te shohe e deshmoje ngjashmerite e gjenomit (teresia e materialit gjenetik) te njeriut dhe majmunit - eshte rreth 95% i ngjashem. Ne te njejten kohe nuk duhet harruar se duke filluar qe nga organizmat njeqelizore e deri tek njeriu, te gjithe kemi nje kod gjenetik te perbashket e standart. Ia vlen te theksohet edhe fakti se Evolucionit nuk i duhen gjithmone miliona vjet. Gjenomet e paraziteve ndryshojne, EVOLOJNE, brenda viteve, sekuencat gjenetike te ADN-se se fjetur, asaj qe nuk kodon per proteina ndryshojne, EVOLOJNE, ne nje diapazon kohor marramendes. Ketu behet fjale per evolim brenda pak vitesh, deri edhe muajsh. Keto dy raste ishin sa per te dhene nje ide e fakt se evolucioni nuk eshte thjesht teori, eshte dicka qe MUND ta shohësh e prekësh, e mund te jesh dëshmitar i këtij procesit.
Paraqitja e "dështimit te evolucionit" duke pasur ne sfond "triumfin e fese" eshte zanafilla e gjithe keqkuptimit dhe ngushtesise. Nese evolucioni "deshtoi" atehere kush do te shpjegojne origjinen e jetes shkencerisht – e perseris, shkencerisht? Feja??? Nuk ma merr mendja. Besimi dhe shkenca bejne te tjera pyetje dhe japin te tjera pergjigje persa i perket jetes. Shkenca nuk pyet ndonjehere "pse", por shpjegon ose perpiqet te shpjegoje se "si". Besimi, nga ana tjeter, pyet "pse"-ne dhe nuk eshte i interesuar ne "si"-ne.
Besimi eshte ai qe i jep kuptim jetes, sjelljes e veprimeve te njerezve, qe u drejtohet ndjenjave te tyre. Pse jemi ketu, pse vdekja, pse vuajtja, pse padrejtesite? Shkenca nuk interesohet ne kete fushe, nuk eshte ekspertiza e saj te gjeje kuptim se pse apo ne eshte e drejte, apo nese na ben te lumtur fakti qe Toka rrotullohet rreth Diellit, apo fakti qe ADN-ja eshte njesi e trashegimise se organizmave dhe jo proteina. Pse-te e shkences nuk kane qellim dhe moral, nuk mund te shpjegojne e t’I japin kuptim pranise e pervojes sone si qenie njerezore ne kete planet. Pse-te e shkences kane qellim funksional, dhe kerkojne te shpjegojne “si”-ne qe permendem me lart.
Por nese aplikojme pyetjet qe prezanton feja ne fushen e shkences atehere do te kishim shkence difektoze. Ne te njejten kohe aplikimi i pyetjeve qe jane prioritet i shkences ne fe do te rezultonte ne besime absurde e qesharake (ka pasur klerike qe kane matur "saktesisht" ditelindjen e jetes ne Toke si janarin e vitit 4004 p.e.s vetem e vetem qe te perkojne me shkrimet e ketij apo atij teksti te shenjte).
Nese deshtoi evolucioni atehere a ka mundesi te me deftoje kush se me cfare metodash do te maten, bjen fjala, oret molekulare te ndryshimit te nukleotideve, “germave” te ADN-se? Cila metode eshte ajo qe mund te ofroje besimi? Nese ka ndonje metode jam i sigurt qe kjo metode nuk do te jete empirike. E nese nuk eshte e tille atehere do te ishte njesoj si te studjosh nje liber gatimi per te marre vesh se si funksionon motori i makines qe po nxjerr tym ne garazh. Ose, imagjinoni sportiste duke lozur futboll ndersa kane veshur patina ne vend te kepuceve te futbollit? Cfare lojet do te luajne? Loje sakatash e calamanesh, me shume mundesi. Testimi i vertetesise se fese me metodat e procedurat e shkences dhe anasjelltas - eshte nje tablo fatkeqe e tragji-komike. Nje loje futbolli e lozur mbi thika patinash.
Ne nje qorrsokak te ngjashem karikaturest eshte futur edhe tema e shkences dhe fese kur flitet per krijimin. Fese, ne vend qe te qendrojne ne podiumin e vet qe i takon, here pas here i jepet nje rol qe nuk mund ta permbushin e qe nuk eshte e interesuar ta permbushe. Por librat e shenjte nuk kane pase ndonjehere qellim te vertetojne apo percaktojne daten e lindjes se jetes ne toke, ose te pershkruaje menyren se si funksionon sistemi yne nervor. Pyetjet qe feja e besimi shtrojne e pergjigjet qe japin i perkasin nje tjeter fushe, e kjo fushe nuk perkon aspak me ate te shkences. Kur kjo ngaterrohet atehere do te kemi shkence absurde, dhe fe absurde ne te njejten kohe.
Vazhdojme me anen tjeter te medaljes – ate te “hedhjes poshte” te fese e besimit me metoda shkencore.
Le mundohet nje shkencetar te provoje ne menyre empirike ekzistencen e Don Kishotit! Meqe dicka e tille eshte e pamundur atehere sipas metodologjise shkencore me shume te drejte do te arrijme ne perfundimin se Don Kishoti eshte nje brockull e genjeshter me bisht, e te gjithe njerezia qe e kane lexuar dhe e lexojne kane qene gjysmake ne tru e aspak racionale. Por dicka e tille do te ishte me teper se komike, dhe krejt e pakuptimte. As Don Kishoti, as Tom Sojeri, as Qerosi ne perralla nuk jane krijuar qe t'u nenshtrohen provave rigoroze te racionalizmit dhe sferes empirike. Ne te njejten kohe nje gje e tille nuk i ben keto personazhe ma pak te dashur apo te vertete. Vertetesia e tyre, lidhja qe ne ndiejme me pervojat e tyre si qenie njerezore tejcohet ne nje menyre tjeter, krejt ndryshe nga menyra se si do te kerkonim te mesonim te verteten ne lidhje me distancen Toke-Hene, evolucionin, gjenomin e mitokondrive apo karakteristikat e molekules se karbonit.
Mish-mashi ka ndodhur kur shkencetaret jane afruar me mjete e metoda qe perdorin ne shkencat natyrore per te testuar vertetesine e shkrimeve te shenjta, dhe FATKEQESISHT shume njerez te besimit reaguan duke u munduar te vertetojne se besimi i tyre i reziston metodes shkencore dhe del triumfant, dmth, i vertete. Cuditerisht kjo tendence per te vene ne proven e metodave empirike tekstet e shenjta nuk eshte aplikuar per poezite, kenget, apo artin (do te kishte qene qesharake apo jo?). E imagjinoni sa do te ishte irrituar Rodini nese do t’i ishte kerkuar te ofroje evidence shkencore qe skulpturat e tij jane art i vertete? Apo sa do indinjohej Vace Zela nese do ta akuzonim se muzika e arti i saj nuk mund te provohet shkencerisht se eshte e vertete? S'ka kuptim apo jo? Atehere pse u dashka te kete kuptim kur detyrojme e imponojme njerezit e besimit te ngrihen e te percjellin me gjysmw zemre besimin e tyre e ta dorezojne qe te testohet karshi provave empirike shkencore? Prova qe nuk mund te testojne dicka si besimi. A ka kuptim, a duhet te denjoje ndokush te ngrihet per te matur gjatesine e gjeresine e dhomes se vet ne kilograme?
Besimi, si dhe arti, letersia, muzika, kane te perbashket menyren se si prekin e ndikojne gjendjen tone, ndjenjat tona. Vertetesia e tyre NUK mund te testohet me mjete e metoda qe jane te vlefshme per shkencat natyrore. Ne te njejten kohe nuk me duket me vend thirrja si autoritet e klerikeve per te gjykuar me objektivitet ne lidhje me fushen e shkences, aq sa do te ishte absurde t’i referoheshim nje biokimisti per te komentuar me kompetence mbi vegimet e shamaneve mongole apo mbi shkrimet mistike te Xhelaledin Rumiut.