E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pastroi 200 mijë euro, procedohet penalisht

Flamur Dedja, i lindur 61 vite më parë, ka investuar në ndërtimin e një lokali dykatësh në Xhafzotaj në Durrës nga paratë e ardhura nga trafiku i prostitucionit në Itali. Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se ky shtetas ka ndërtuar me paratë e siguruara nga dy persona të tjerë të dënuar nga drejtësia italiane.

Ai është përpjekur të fshehë orgjinë e parave të ardhura nga veprat penale, nëpërmjet mbulimit të origjinës, duke i paraqitur si para të marra hua nga shtetas të ndryshëm. Pikërisht për këtë, i pandehuri pas fillimit te ndjekjes penale, ka hartuar deklarata noteriale me shtetas të ndryshëm, për të justifikuar një shume prej afro 200 mijë eurosh, si te marra hua për ndërtimin e objektit VIILA PARK.

Veprat penale nga të cilat janë përfituar të ardhurat janë kryer nga shtetasit Adriatik dhe Klodjan Dedja nga viti 1996 deri ne vitin 2000, ndërsa grumbullimi i këtyre dhe më pas fillimi i investimit në blerjen e tokës dhe ndërtimin e objektit është bërë pas vitit 2002. “Vepra penale, është kryer me dashje direkte më qëllim pastrimin e produkteve të veprës penale duke integruar ato si të ligjshme në ekonominë shqiptare dhe me pas përfitimin ekonomik nga veprimtaria ekonomike e ngritur”, thekson prokurori i çështjes, Edmond Koloshi.

Shtetasit Adriatik dhe Klodjan Dedja kanë përfituar të ardhura të konsiderueshme nga kryerja e veprave penale të “Pjesëmarrja në organizate kriminale” dhe e “Shfrytëzimit i prostitucionit”, të shtetaseve B. S. (ndryshe Sanie O.) dhe Kristina Ciurau Rusu, nga viti 1996 deri ne vitin 2000, vepra për të cilat me vendimin të datës 23.11.2010, të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda te Catanzaros në Itali, janë dënuar me nga 5 vjet e 10 muaj heqje lirie. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-09-13 14:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›