Jo benzine zjarrit Ankaraja e Jeruzalemi kane alternative vetem paqen

Qe Rexhep Taip Erdoani nuk ishte me aq i nxehte sic ziente me pare u pa menjehere ne fillim te vizites se tij ne Egjipt. Ndersa ne Rripin e Gazes te bllokuar nga Izraeli Erdogani do te udhetoje dikur me vone. Pushtetmbajtesit e rinj ne Kajro me siguri qe nuk do ta lejonin nje aventure te tille populiste pasi disa dite me pare eshte sulmuar edhe ambasada izraelite ne kete qytet.
Percjellja e konvojit te anijeve me mallra per Gazen nga marina turke duket se nuk do te realizohet. Do te ishte fatale ne qofte se Turqia injoron raportin e OKB-se ne te cilin thuhet se bllokada e Gazes nuk ishte ilegale. Vetem nderhyrja kunder anijes me aktiviste nga Turqia ishte nje akt i pamatur.
Edhe Izraleli nuk eshte fort i permbajtur
Aspak me i matur ne reagime nuk ishte as ministri i Jashtem izraelit Avigdor Liebermann i cili foli per aksione ndeshkuese160 kunder Turqise. Kjo do te mund te realizohej permes lobit hebraik ne SHBA i cili do te mbeshteste idene qe aksionet turke kunder armeneve ne vitet 1915/16 te klasifikohen si gjenocid. Nderkohe qe flitet edhe per mbeshtetjen e Partise Punetore Kurde te cilen SHBA dhe BE e kane klasifikuar si terroriste.160 Turqia dhe Izraeli kane trajtuar skenaret me te tmerrshme.
Bildunterschrift Erdogan shprehet mbi marredheniet me Izraelin
Qe nga viti 1952 Turqia eshte anetare e NATO-s dhe partnere e Perendimit dhe ka deshmuar per dekada luajalitetin e saj. Izraeli eshte i rrethuar nga fqinj pak a shume armiqesor. Erdoani duhet te pranoje raportin e OKB-se dhe te gjeje rruge tjera per furnizimin. Erdoani duhet te rimendoje retoriken e tij populliste ndaj Izraelit. Para tre muajsh ai eshte rizgjedhur ne kete post me gati 50 te elektoratit. Nderkohe qe nga ushtria nuk ka vijne me probleme sepse jane margjinalizuar te gjithe kundershtaret.
Jo benzine zjarrit
Nese Erdoani do te futet ne histori atehere pas vete duhet te lere gjera pozitive. Te shkaktosh kriza dhe luftera eshte lehte veshtire eshte te vendosesh paqen. Burreshtetasit qe vendosen paqen jane ish-politikanet Mustafa Kemal Atatrk ish-kryeministri grek Eleftherios Venizelos ish-presidenti francez Charles de Gaulle apo ish-kancelari gjerman Konrad Adenauer dhe Willy Brandt.
Nga keta shembuj mund te mesoje edhe Erdoan i cili duhet te ndjeke nje politike me te matur. Ambiciet per pushtet rajonal nuk i kontribuojne zhvillimit ekonomik forcimit te paqes ne Lindjen e Mesme dhe shtendosjes se raporteve. Ato vetem i hedhin benzine zjarrit. Turqia dhe Izraeli160 duhet qe menjehere te gjejne rruge per shtendosje raportesh. As Erdoani e as Netanjahu nuk do te humbnin asnje fije pushteti ne qofte se rikthejne raportet ne nivel me te larte ambasadoresh. Izraeli ska nevoje te ndjehet i poshteruar ne qofte se kerkon falje per vrasjen e njerezve. Kembengulja ne pozicionet e tanishme eshte nje budallallek i rrezikshem.
Autor Baha Gngr
Redaktoi Lindita Arapi