E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi familjare në Vlorë

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 11:43

Një tragjedi familjare ka ndodhur mesnatën e së martës qytetin e Vlorës, kur një nënë 25 vjeçare, ka hedhur foshnjën e saj të sapolindur nga kati i tretë i maternitetit të këtij qyteti, ndërkohë që më pas ka tentuar të vrasë veten, duke u hedhur edhe vetë.

Foshnja dyditëshe nuk ka mundur t’i mbijetojë tronditjes dhe plagëve të marra nga hedhja nga lartësia e madhe dhe si pasojë ka vdekur në vend. Ndërsa nëna vrasëse ka shpëtuar nga vdekja, por me lëndime trupore.

Ngjarjen tronditëse e konfirmon drejtori i maternitetit të Vlorës, Besnik Elezi.

Policia ka marrë në pyetje familjarët e 25 vjeçares, ndërkohë që ato kanë mohuar një konflikt të mundshëm midis bashkëshortëve.

Rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende te pasqaruara, ndërkohë grupi hetimor dhe mjekët neuropsikiatër po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›