Politika gjermane diskuton per falimentimin e Greqise

Tabuja tashme eshte thyer deri tani brenda koalicionit qeverises konservatoro-liberal ne Gjermani vlente nje linje e vetme. Nje falimentim shteteror i Greqise do te ishte i pamenaxhueshem. Tani ministri gjerman i Ekonomise dhe kryetari i liberaleve FDP Philip Rsler kerkon nje plan B. Kjo do te thote ne rast nevoje nje falimentim i administruar i Greqise. Per te stabilizuar euron nuk mund te kete me mendime te ndaluara. Ketu ben pjese si pasoje e fundit edhe nje falimentim i administruar nese dhe sapo te jene ne dispozicion instrumentet e nevojshme.
Opsioni i falimentimit nuk eshte me tabu
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i Partise Liberale FDP Philip RslerKeta duhet te garantojne qe shteti te jete ne gjendje te funksionoje edhe me tej. Rsler eshte per nje instance te pavarur nderkombetare e cila do te garantonte rimekemjen e ekonomise se zhytur ne borxhe. Ne kembim u shpreh Rsler ne nje artikull ne gazete shtetet e falimentuara duhet te dorezojne eventualisht te drejtat e tyre te sovranitetit.
Era ka ndryshuar drejtim. Pasi edhe Partia Kristiansociale bavareze eshte pozicionuar Nese Athina nuk eshte ne gjendje ose nuk ka vullnetin te shlyeje borxhet e saj duhet menduar per lejimin e nje falimentimi te shtetit grek.
Trojka vendos per vazhdimin e ndihmes per Greqine
Te henen 12.9. kancelarja Merkel dha nje deklarate permes zedhenesit te saj tani varet nga kontrolloret e vendeve te euros te se ashtuquajtures Trojka nese ne shtator do te jepet drita e gjelber per kestin e ardhshem te kredise per Greqine. Nese Athina nuk i permbush kushtet atehere nuk do te paguhet asgje. Por qeveria gjermane nuk pranon te spekuloje mbi pasojat ne nje rast te tille.
Nje falimentim i administruar i Greqise - mesa duket kjo ide nuk eshte me tabu as ne Ministrine gjermane te Financave. Ministri i Financave Wolfgang Schuble CDU ka porositur hartimin e skenareve te mundshem ne rastin e nje falimentimi te Greqise. Qeveria duhet te jete e pregatitur per te gjitha mundesite ne periudhe afatgjate u deklarua nga zedhenesit e ministrit te Financave.
pasoja do te kishte falimentimi
Por disa politikane kristiandemokrate jane te zemeruar me faktin qe liberalet dhe kristiansocialet flasin tashme hapur dhe publikisht per nje falimentim shteteror te Greqise. Drejtuesi i punes se grupit parlamentar te Partise Kristiandemokrate Peter Altmeier terheq vemendjen nje falimentim i Greqise nuk mund te shtrohet per diskutim perballe nervozitetit aktual ne tregjet e kapitalit. Ne rast te nje falimentimi kostot do te rendonin edhe mbi taksapaguesit mbi fondin evropian. Per kete arsye une them duhet te mendohemi mire se ku perfundon rruga e nisur.
Marreveshjet per euron nuk parashikojne debimin nga eurozona
Dhe kancelarja rikujton permes zedhenesit te saj marreveshjet e perbashketa per euron nuk parashikojne as nje dalje te vullnetshme dhe as nje debim nga eurozona. Edhe nese kreret e qeverive do ta hapnin kete rruge tek vendet e eurozones dhe tek tregjet financiare mbetet frika e madhe ndaj nje efekti domino.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryetari i Partise Socialdemokrate SPD Sigmar GabrielKeto shqetesime i shpreh edhe opozita. Kryetari i socialdemokrateve gjermane Sigmar Gabriel nuk mendon se dalja e Greqise nga eurozona do te zgjidhte te gjitha problemet Edhe nese Greqia do te dilte nga eurozona problemet nuk do te merrnin fund. Perkundrazi ne kete rast tregjet financiare do te testonin si eshte puna me Irlanden me Portugaline me Spanjen Dhe dikur edhe me Italine. Keshtu se shpejti euro do te mbetej ne kufirin gjermano-francez.
Por ne kampin qeveritar kritiket e ndihmave te metejshme per Greqine ushtrojne presion tek kancelarja. Nderkohe qe Franca miratoi pa probleme shtimin e fondit te ndihmes per shtetet me borxhe te larta kancelarja Merkel nuk eshte e sigurt nese do te kete shumicen ne kampin e saj kur te merret vendimi ne fund te shtatorit.
Autor Doris Krannich / E. Xhani
Redaktoi Elert Ajazaj