Obama ashperson tonet Europa te zgjidhe problemet me borxhin

Ne nje fjalim te ashper kritik dhe mjaft te rralle kunder aleateve transatlantike presidenti amerikan Barack Obama ka kerkuar nga lideret europiane qe te zhvillojne nje politike me efektive dhe te koordinuar per te zgjidhur problemet me borxhet.
Aktualisht ju keni nje monedhe te perbashket por ju nuk keni nje program te perbashket politikash ekonomike dhe kjo ka krijuar veshtiresi tha Obama per vendet e Eurozones. shte mjaft e veshtire te koordinohesh kur ke kaq shume vende me politikane te ndryshem dhe situata te ndryshme ekonomike. Kursi i perbashket eshte veshtire te arrihet tha Obama.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Geithner planifikon nje takim me ministrat e Financave te Eurozones
Duke folur perpara nje grupi gazetaresh hispanike ne Shtepine e Bardhe Obama tha se Greqia eshte problemi evident me i madh dhe se qeveria atje po ndermerrte hapa per te ngadalesuar krizen por jo per ta zgjidhur.
Problemi me i madh eshte ajo cfare po ndodh ne tregjet italiane dhe ato spanjolle shtoi Obama duke nenvizuar se Uashingtoni eshte shume i angazhuar qe te zgjidhe krizen ne Eurozone. Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner po planifikon nderkohe kete fundjave nje takim me ministrat e Financave te Eurozones. Geithner u rikthye ne SHBA pas nje takimi ne Marseje ne France ku kerkoi nga shtetet e forta ekonomikisht ne BE te ndihmojne ato me te dobetit si Greqia.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Papandreou ne nje konference ne Selanik me 11.09 2011.
Takimi i Geithner ne fundjave do te jete i pari ne histori per nje Sekretar Amerikan te thesarit ne mbledhjen e Eurozones dhe kjo verteton shqetesimin qe SHBA ka per eksportimin e krizes.
Athina e kapur mat
Greqia nderkohe ka rinisur bisedimet me huadhenesit nderkombetare per te marre kestin tjeter te kredise 8 miliarde Euro ne menyre qe te shmange nje tjeter black out ekonomik. Bisedimet ishin pezulluar per shkak se mjaft kritike thane se Greqia nuk po merrte masat e nevojshme per te ristrukturuar ekonomine dhe per te reduktuar deficitin publik ne kembim te parave qe do marre nga BE. Athina zyrtare ka aprovuar nje takse te re per pasurite e paluajtshme ne perpjekjet per ti dhene frymemarrje buxhetit.
Autor Aurel Borici Reuters AP dpa
Redaktoi Angjelina Verbica