E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haitit i nevojiten mbi 11 miliardë dollarë

Qeveria haitiane dhe agjenci të ndihmave ndërkombëtare kanë vlerësuar se 11.5 miliardë dollarë do të jenë të nevojshme për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues në janar.

Ata thonë se paratë do të jenë të nevojshme për rregullim të plotë të vendit të varfër, përveç rindërtimeve të ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti.

Propozimet do tu prezantohen donatorëve në një konferencë të madhe për Haitin në New York, në fund të marsit.

Tim Dixon është Profesor i Gjeologjisë dhe Gjeofizikes ne Universitetin e Majamit dhe ka qene i përfshire në studimet për shtresat nëntokësore që shkaktuan tërmetin e Haitit të viteve 1990.

Ai do të kryesojë një konferencë ndërkombëtare me politikanë, shkencëtarë dhe punonjës të ndihmës për rindërtimin e Haitit.

Ai thotë se Haiti ka nevojë për shumë ndihma.

"Ka pasur nevojë për ndihmë edhe përpara tërmetit dhe sigurisht që akoma më shumë nevojë ka tani. Kjo është një tragjedi e madhe por shpesh bashkë me tragjeditë vijnë edhe shanset", thotë Dixon.

Ai thotë se raporti i OKB-së, bën një vlerësim që është shumë i arsyeshëm. Siç dihet, tërmeti në Haiti është vlerësuar si një prej katastrofave më të mëdha në historinë më të re të njerëzimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›