E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Perspektivë të re bashkëpunimi me Turqinë

Duke iu drejtuar biznesmenëve dhe sipërmarrësve shqiptarë e turq të pranishëm në këtë veprimtari, Presidenti Topi ripohoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona vazhdojnë të ecin në rrugën e gjatë dhe të drejtë të një miqësie të farkëtuar në shekuj nga dy popujt tanë, që begaton nga niveli i shkëlqyeshëm i marrëdhënieve politike, diplomatike dhe kulturore.

Presidenti Topi vlerësoi rolin e veçantë të komunitetit të biznesit në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-turke dhe në gjetjen e rrugëzgjidhjeve për të bërë të mundur shfrytëzimin e të gjitha mundësive dhe burimeve për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Kreu i shtetit vuri në dukje se ky bashkëpunim duhet vijuar mbi bazat e një konceptimi të ri, i cili nuk duhet të bazohet thjesht mbi atë që është arritur, por mbi atë që mund të arrihet sa më shpejt për t’i shtruar rrugën një perspektive të re që t’i kapërcejë kufijtë e vendeve tona.

Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit Shqiptari nënvizoi rëndësinë e realizmit të më shumë projekteve konkrete për kooperimin në sektorin e energjetikës, në ndërtimin e linjave të interkoneksionit, si dhe të investimeve të tjera të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë për zhvillimin e ekonomisë të dy vendeve tona. /Start/

                                                                                             2011-10-11 14:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›