E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan: Në vit dhjetë milionë njerëz vdesin nga mungesa e ushqimit

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan me rastin e Aksionit për parandalimit të hudhjes së bukës në Ankara, deklaroi se çdo vit miliona njerëz vdesin nga uria dhe mungesa e ushqimit.

"Rreth 10 milionë njerëz çdo vit vdesin nga uria dhe ushqyerja e pamjaftueshme. gjithashtu rreth 1,3 miliardë tonë ushqim gjuhen çdo vit. Nëse vetëm një e katërta e kësaj ndahet për të varfërit, ato nuk do të vdisnin", deklaroi ai.

"Në vit gjuhen rreth 1,3 miliardë tonë ushqim, dhe kjo është rreth një miliardë dollarë vlerë ekonomike", shtoi Erdogan.

Ai thotë se në Turqi në ditë hidhen rreth 500 tonë bukë, ndërsa në vjet rreth 550 mijë tonë.

"Në kursim të bukës së gjuajtur do të mund të paguhen 102 mijë paga mesatare dhe të ndërtohen 500 shkolla", theksoi kryeministri turk. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›