E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia kthen 35 familje shqiptare

Autoritetet greke në pikën kufitare të Kakavijës kanë vijuar edhe sot kthimin e familjeve shqiptare, me pretendimin për parregullsi në pasaporta.

Pas incidentit me 10 familje pasditen e djeshme, edhe gjatë natës ka pasur pengim të kalimit për në tokën helene nga pala greke.

Kthimi ka vijuar gjatë gjithë natës ndërkohë që policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për 15 fëmijë të kthyer, që kanë qëndruar në kushte të vështira për shkak të motit të rënduar me reshje, raporton bw.

Policia bën të ditur se për çështjen në fjalë ka patur një takim mes drejtorit të kufirit të pikës së Kakavijes Admir Abrija me homologët greke.

Kthimet sikundër pretendohet kanë të bëjnë me të drejtën ndërkombëtare të toponimeve. Deri më tani regjistrohen gjithsej 35 familje të kthyera./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›