E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemimi i forcave në kufi me Kosovën, “aktivitet i rregullt”

( E plotësuar ) Kryeministri serb Ivica Daçiq është takuar sot në Bruksel me zëvendës ndihmësin e sekretarit të shtetit të SHBA-së dhe koordinues për Ballkanin në raportet SHBA-BE, dje ka paralajmëruar se me Daçiqin do të bisedojë për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd.

Ky takim u zhvillua para takimit që mbahet sonte në Bruksel ndërmjet kryeministrit Thaçi dhe atij Daçiq, në kuadër të zgjidhjes së problemeve në veriun e Kosovës.

Thaçi dhe Daçiq, para takimit të katërt të tyre në Bruksel, ndaras do të takohen me shefen e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton, e cila është ndërmjetëse, kurse pas kësaj do të takohen që të tre në një darkë pune.

Reeker tha dje se administrata e re amerikane do të mbajë vazhdimësinë e politikës ndaj Ballkanit perëndimor. Ai ka theksuar se Washingtoni mbështet dialogun me ndërmjetësimin e Ashton, e cila, sikundër edhe udhëheqja e BE-së, “qartë ka treguar se çka duhet të bëjë Serbia për të ecur drejt integrimit evropian”, kurse për këtë është esenciale normalizimi i raporteve me Prishtinën.

Reeker nuk deshi të përcjellë qëndrimin e Washingtonit lidhur me deklaratën e Daçiqit, se duhet gjetur zgjidhje gjithëpërfshirëse për Kosovën, e sidomos jo qëndrimit që serbët duhet të kenë autonomi institucionale.

Reeker ka theksuar se me rëndësi kyçe është zbatimi i marrëveshjeve të arritura me dialog, veçmas i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve, duke theksuar edhe qëndrimin amerikan se me rëndësi të madhe është që Serbia t’i heqë nga veriu i Kosovës strukturat paralele.

.......

Me rastin e informatave nga burimet e afërta me policinë se një numër gjithnjë e më i madh i pjesëtarëve të policisë dhe xhandarmërisë serbe nga e mërkura po stacionohen në Luginën e Preshevës, drejtori i policisë së Serbisë, Millorad Veloviq deklaroi se bëhet fjalë për “aktivitete të rregullta policore”, njofton agjencia serbe Fonet.

Sipas po këtyre burimeve, ky sistemim nuk është i lidhur me përmendoren për luftëtarët e UÇPMB-së në Preshevë.

Si shpjegohet, “fjala është për veprim parandalues, për shkak të kërcënimeve të dërguara ditëve të mëparshme nëpërmjet kumtesave, të nënshkruara nga grupe të ndryshme nga Kosova e Maqedonia”.

Mediat dje kanë njoftuar se skadimi i ultimatumit të Ministrisë së Drejtësisë serbe ndaj autoriteteve shqiptare të Komunës së Preshevës, për heqjen e lapidarit me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së, ka vënë në lëvizje forca të shtuara të policisë së Serbisë në kufi me Republikën e Kosovës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›