E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një person për vjedhje

Policia e Kosovës në Stacionin Policor në Pejë, ka arrestuar një person nën dyshim për vjedhje dhe vjedhje të rëndë.

I dyshuari Shqipërim T. kishte kryer këto vepra penale nëpër vend parkingjet në qendrat tregtare ETC dhe INTEREX.

“Viktimat e rasteve F.M., A.P., R.H., A.M. dhe S. V.,kanë raportuar rastet me datë,kohë dhe lokacionet e cekura,se në parkingje i kanë parkuar automjetet e tyre,i kanë mbyllur te njëjtat dhe janë hyrë për te kryer disa nevoja ne qendrat tregtare te ETC-së dhe INTEREX-it. Pasi viktimat kanë dal nga qendrat tregtare i kanë gjetur automjetet e tyre të hapura dhe sipas të njëjtëve nga aty ju janë vjedhur gjësende të ndryshme me vlerë,si portofola”, ka njoftuar Policia e Rajonit të Pejës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›