E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan: Protestuesit po manipulohen nga terroristët

TURQI - Kryeministri turk Reçep Taip Erdogan tha para qindra mijëra përkrahësve se ishte detyra e tij të dëbonte aktivistët nga një park në Stamboll.

Në fjalimin gjatë një tubimi masiv dje, zoti Erdogan tha se protestat ishin manipuluar nga terroristët. Ai hodhi poshtë akuzat e opozitës se po sillet si diktator dhe kritikoi median e huaj për mënyrën si ka raportuar mbi protestat.

Ndërkohë që kryeministri fliste, policia përdori gaz lotsjellës në Stamboll për të mos lejuar mijëra demonstrues anti-qeveritarë të rigrupoheshin pas një nate me incidente dhune dhe operacioneve të forcave të rendit që e boshatisën Sheshin Taksim nga protestuesit.

Zoti Erdogan tha se i ka shteruar durimi ndaj demonstruesve.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›