E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse politika e kërkon, Bashkim Fino bëhet dhe .... violinist!-FOTO

TIRANË- Fushatë dhe eksperimentim për Bashkim Finon. Një gjë e tillë të vjen në mendje sapo sheh këtë foto të Finos ku kandidati socialist për deputet në qytetin e Korcës tenton ti bjerë një violine.

Tani e dimë që Fino, ka qenë kryeministër, është ekonomist në profesion dhe politikan i thekur socialist, por për hir të fushatës elektorale rrezik mund të bëhet dhe artist. Gjithmonë nëse këtë ia do politika. Megjithatë duket që Fino në qytetin e serenatave ka zbuluar dhe argëtimin përvec fjalimeve pa fund elektorale që ka mbajtur këto ditë me banorë të këtij qarku.

Fotoja ishte një dhuratë që ia bën miku i tij Niko Peleshi duke ia postuar në Facebook.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›