4-vjeçarja sëmundje të rëndë në shtyllë kurrizore, familja: Na ndihmoni t’i shpëtojmë jetën vajzës
TIRANE-Vjosana Vladi është një vajzë e vogël që sapo ka mbushur 4 vjeç, por që fati i keq e ka dënuar që në lindje.
Voglushja vuan nga një deformim i rëndë në shtyllën kurrizore, i cili më pas i ka dëmtuar edhe gjymtyrët e poshtëm dhe nëse nuk operohet në kohë çon në humbje jete.
Prindërit e vajzës me origjinë nga Dibra dhe banim në Kamëz kërkuan thonë se janë njohur me sëmundjen e fëmijës krejt rastësisht kur ajo ishte 1- vjeç. Për këtë ata fajësojnë mjekët e maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ për neglizhencen e treguar gjatë dhe pas lindjes së foshnjes në mosdiagnostikimin e anomalisë që mund të ishte riparuar në kohë.
Prindërit tregojnë gjithashtu se për tre vjet rresht kanë trokitur në të gjitha institucionet shëndetësore në vend nga ku nuk kanë marrë asnjë përgjigje shprese për jetën.
“Nuk më kanë treguar se kishte probleme. Kishte një shenjë pas shpine dhe nuk më thanë kurgjë”, thotë babai, Afrim Vladi.
“Nuk më thanë që vajza kishte deformim kockash. Diku tjetër që i çova letrat, më thanë që ka deformim kockash dhe kjo i deformon palcën, ajo i dëmton shtyllën kurrizore dhe i jep goditje në tru. Këtu nuk na e ka marrë përsipër kurrkush dhe nuk kthen kush përgjigje. Dhe jo njëherë të shkosh po 100 herë të shkosh nuk të japin zgjidhje”, thotë nëna, Zamira Vladi.
Sakaq gjendja shëndetësore e 4- vjeçares vijon çdo ditë të përkeqësohet pohon gati në të qarë nëna e Vjosanës. Vajza ka nisur të ankohet për dhimbje të mëdha në shtyllën kurrizore që vijnë si shkak i shtypjes që ushtron mbi palce kolona verterbrale e deformuar, diktuar kjo nga rritja trupore.
“Vajza ka nisur të ankohet natën, nuk fle thotë më dhemb këmba, trupi. Dhe këmba i dridhet natën pa pushim. Doktorët thanë që do i japë goditje në tru, por ç’mund të pres, kushedi si do bëhet vajza pas kësaj. Më mirë të ma marrë Zoti se të ma lerë ashtu”, thotë nëna me lot në sy.
Vonesa në kryerjen e operacionit pakëson shpresat për jetën e vogëlushes, e cila duhet t’u nënshtrohet tre operacioneve në zonën e shtyllës kurizore të cilat nuk merren përsipër nga mjekët shqiptarë.
Jashtë vendit, vlera operacioneve i kalon 20 mijë euro të cilat familja nuk i ka, pasi është tepër e varfër.
Për çdo ndihmë të mundshme, familja vendos këtë numrin e babait, Afrim Vladi, 0694765024.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Tiranë, 4-vjeçarja vuan nga deformime në shtyllën kurrizore, prindërit apel për ndihmë