E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot ka filluar proçesi i analizave sektoriale në çdo ministri, proçes i cili do të zgjasë deri në datën 12 janar, kur mbyllet cikli përkatës. Në mes të janarit, qeveria në një mbledhje t

Sot ka filluar proçesi i analizave sektoriale në çdo ministri, proçes i cili do të zgjasë deri në datën 12 janar, kur mbyllet cikli përkatës. Në mes të janarit, qeveria në një mbledhje të posaçme të saj ka parashikuar të zhvillojë analizën e vitit 2003, për të shpallur gjithashtu më pas programin e vitit 2004, matricat e veprimeve ekzekutive me prioritetet dhe afatet për realizimin e tyre sipas sektorëve përkatës. Në veçanti do t'i kushtohet kujdes në këtë drejtim çështjeve që lidhen me negociatat për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në dhe integrimit në NATO, sikurse edhe prioriteteve ku realizohet buxheti, si dhe programeve të reformave prioritare që ka qeveria.

Në këtë funksion në datën 22 janar do të zhvillohet raundi i radhës i negociatave me Bashkimin Europian, në të cilin do të trajtohen kryesisht çështje të përafrimit të legjislacionit në fushën e drejtësisë dhe çështje teknike që lidhen me marrëveshjet e tregëtisë së lirë etj. Kryeministri ka kërkuar me këtë rast një angazhim dhe përgatitje serioze të të gjithë ekzekutivit dhe administratës publike, që çdo raund negociatash të jetë i përgatitur mirë dhe sipas standarteve të kërkuara. (raundi siç dihet do të kryesohet nga pala jonë nga ministri i integrimit europian znj. Meksi).

Gjthashtu Kryeministri dhe Zv/kryeministri do të drejtojnë sëbashku me qeverinë proçesin e strukturimit të një kuadri zgjidhjeje të plota ligjore për çështje të rëndësishme siç janë:

1- Implementimi në bashkëpunim me Kuvendin e Shqiperise të ligjit të kthimit dhe kompesimit të pronave

2- Një proces dialogu të qartë dhe konkret me përfshirjen efektive të shtresës së ish të Përndjekurve Politikë dhe Shoqatave të tyre përfaqësuese për përgatitjen e një kuadri institucional që do të përcaktojë zgjidhjen ligjore, kriteret e kompesimit, faturën dhe shtrirjen për pasojë të saj në vite, duke filluar që në 2004-ën të çështjes së ish të përndjekurve politikë.

Po sot Kryeministri Fatos Nano ka përshëndetur nëpërmjet një mesazhi Kryeministrin e Irlandës Berti Ahern, me rastin e marrjes së Presidencën së radhës së Bashkimit Europian. Kryeministri është shprehur se kontributi i Presidencës Irlandeze do të jetë i rëndësishëm për t'i dhënë një nxitje të mëtejshme proçesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që Irlanda ka dhënë në proçesin e zgjerimit të Unionit si dhe të proçesit të Stabizlim-Asociimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Më pas Zëdhënësi Dalipi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pyetje: Cilat janë momentet kryesore të qeverisjes shqiptare gjatë vitit 2003?

Përgjigje: Do të vlerësoja se gjatë vitit 2003 Shqipëria ka pasur arritje të rëndësishme në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare, ku do të veçoja marrëdhëniet shumë të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian. Rrjedhojë e kësaj është edhe fenomeni i krijimit të një tregu atraktiv për sipërmarrjen e lirë vendase dhe të huaj me rreth 3 miliard dollarë investime.

Më konkretisht mund të përmendja disa nga këto sipërmarrje të cilat konsiderohen të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë:

- Miratimi i projektit inxhinierik të naftë dhe gazsjellësit transballkanik AMBO.

- Kompania e mirënjohur amerikane "Loockeed Martin" me nënshkrimin e marrëveshjes për realizimit e Projektit per Modernizimin e Hapesires Ajrore Kombetare te Shqiperise dhe kompania tjetër prestigjoze General Electric, që ka nënshkruar marrëveshjen për modernizimin e linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe lidhjen me Aeroportin e Rinasit.

- Qeveria shqiptare është në negociata për të ndërtuar në Vlorë një TEC dhe një sistem interkonjuksioni të energjisë mes Shqipërisë, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Kosovë.

- Ka nisur studimi teknik i ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me Italinë e Jugut. Realizimi i këtij projekti do të sigurojë uji të pijshëm dhe ujitjen me impiante për zonën e Rivierës shqiptare.

Dhe së fundi, realizimi i privatizimit të suksesshëm të Bankës së Kursimeve nga banka prestigjioze austriake Reiffeisen Bank, i cila edhe një herë konfirmoi angazhimin serioz të qeverisë shqiptare dhe punën konkrete të saj për privatizimin e sektorëve strategjikë, e cila do të vazhdojë në mënyrë intensive edhe gjatë vitit të vazhdim.

Dhe investime të tjera të rëndësishme.

Ndërsa në aspektin e politikës së brendëshme ne mendojmë se zgjidhja e të ashtëquajturës krizë është përmbyllur me një proçes demokratik zgjedhjesh në Kongresin e Partisë Socialiste dhe krijimin me vullnetin e përbashkët të partive politike të majta dhe të qendrës në krijimin e koalicionit "Për Integrim", mbi bazën e të cilit u realizuan në përputhje gjithashtu me Kushtetutën dhe votën e deputetëve ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›