E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano me ftesë të Presidentit të Austrisë, Tomas Klestil, është nisur për në kryeqytetin austriak Vjenë. Kryeministri Nano do të jetë i pranishëm nesër në mesditë,

Kryeministri Fatos Nano me ftesë të Presidentit të Austrisë, Tomas Klestil, është nisur për në kryeqytetin austriak Vjenë.

Kryeministri Nano do të jetë i pranishëm nesër në mesditë, si i ftuar nderi i Presidentit austriak, në Koncertin e Vitit të Ri, të organizuar nga Orkestra Filarmonike e Vjenës, i cili zhvillohet në ditën e parë të çdo viti.

Koncerti i parë i Orkestrës Filarmonike të Vjenës është shfaqur më 28 Mars të vitit 1842. Shfaqja më e njohur me jehonë botërore e vitit është Koncerti i Vitit të Ri, i cili zhvillohet, sipas traditës në orën 12.00 të datës 1 janar të çdo viti në Operan Shtetërore të Vjenës. Të ftuar nderi në këtë eveniment botëror janë personalitete të njohura të politikës, të botës së artit, jetës shoqërore etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›