E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një mesazh urimi Kryeministrit të Irlandës Bertie Ahern, me rastin e marrjes së Presidencës së radhës të Bashkimit Europian. Nëpërmjet këtij mesazh

Kryeministri Fatos Nano i dërgoi sot një mesazh urimi Kryeministrit të Irlandës Bertie Ahern, me rastin e marrjes së Presidencës së radhës të Bashkimit Europian.

Nëpërmjet këtij mesazhi Kryeministri Nano i uron homologut të tij irlandez suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive gjatë Presidencës së BE-së, duke shprehur bindjen se nën drejtimin e Irlandës sfida të tilla si Kushtetuta Evropiane, zgjerimi i Unionit, marrëdhëniet transatlantike etj. do të përballohen me sukses.

Në këtë mesazh Z.Nano shpreh vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm që Irlanda ka dhënë në procesin e zgjerimit të Unionit, si dhe në procesin e Stabilizimit dhe Asociimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Jam i bindur se gjatë 6 muajve të ardhshëm, nën Presidencën Irlandeze marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i BE-së me këto vende do të njohin dimensione të reja, duke siguruar pjesëmarrjen e tyre në programet komunitare dhe zbatimin e plotë të Axhendës së Selanikut", thuhet në mesazh

Më tej Z.Nano thekson se "Shqipëria ka hyrë në një fazë intensive bashkëpunimi dhe negocimi me Komisionin Evropian për arritjen e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit, si dhe për përmbushjen graduale të standarteve të nevojshme për integrim në Union. Në dhjetor 2003 ajo mbylli me sukses negociatat me BE-në për Marërveshjen e Ripranimit, duke demostrauar edhe një herë vullnet të mirë për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët evropianë dhe ndërkombëtarë në rritjen e efikasitetit të kontrollit dhe menaxhimit më të mirë të kufijve".

Gjithashtu kryeministri Nano nënvizon se kontributi i Presidencës Irlandeze do të jetë i rëndësishëm për t'i dhënë një nxitje të mëtejshme procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›