Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Francës Jean Pierre Raffarin, pas katastrofës së rëndë ajrore në Detin e Kuq, ku humbën jetën 133 shtetas f
Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Francës Jean Pierre Raffarin, pas katastrofës së rëndë ajrore në Detin e Kuq, ku humbën jetën 133 shtetas francezë.
Në këtë mesazh Kryeministri Nano shprehet:
"Me hidhërim të madh mësova lajmin e katastrofës së rëndë ajrore që ndodhi në ujrat e Detit të Kuq, ku humbën jetën 133 shtetas francezë.
Në këto rrethana të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare, t'ju shpreh Juve dhe familjeve të viktimave, ndjenjat e simpatisë dhe ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe njerëzore", përfundon mesazhi i Kryeministri Fatos Nano drejtuar homologut francez Jean Pierre Raffarin.