Erdogan: Të përmirësohen marrëdhëniet Greqi-Turqi
Rexhep Taip Erdogan gjatë vizitës historike në Greqi është shprehur se ai do të japë kontributin e tij në mënyrë që marrdhëniet mes dy vendeve, të cilat kanë pasur një varg acarimesh në historinë e diplomacisë së tyre. Kryeministri turk, Recep Tajip Erdoan gjatë takimit me presidentin grek, Karolos Papulias theksoi se shpresonte që marrëdhëniet greko-turke të hynin në një fazë më të mirë.
"Besoj se kjo vizitë do të jetë një fillim për futjen e marrëdhënieve greko-turke në një fazë më të mirë'', theksoi Erdoan. Kryeministri turk, kujtoi se gjatë mandatit të tij kishte zhvilluar gashtë vizita zyrtare dhe jozyrtare në Greqi, e fundit e të cilave u zhvillua në vitin 2004. Presidenti grek, Karolos Papulias uroi që kjo vizitë të ketë rezultate të mira dhe të riforcojë klimën e bashkëpunimit mes dy vendeve fqinje
I shoqëruar nga 10 ministra dhe rreth 300 biznesmenë, Erdoan po zhvillon një vizitë me vlera të larta simbolike me qëllim solidarizimin me vendin fqinj, i cili ndodhet në krizë dhe për të forcuar lidhjen mes dy vendeve. Gjatë fjalës së tij kryeministri turk ka përmendur edhe gjendjen aktuale në të cilën ndodhet ekonomia greke. Zyrtari i lartë i qeverisë turke ka shprehur gatishmërinë e tij personale edhe të vendit të tij në mënyrë që shteti helen të tejkalojë sa më shpejt që të jetë e mundur krizën ekonomike dhe të dëmshpërblehet borxhi publik.