Kinë-SHBA, rifillojnë bisedimet për të drejtat e njeriut
SHBA-ja dhe Kina kanë rifilluar dialogun për çështjet e të drejtave të njeriut, pas një ndërprerjeje prej dy vitesh të negociatave.
Delegacionet e të dy vendeve u takuan ditën e premte në Uashington. Qeveria amerikane, në prag të bisedimeve paralajmëroi se ndër temat e bisedimeve do të jenë liria e fesë dhe liria e përdorimit të internetit. Më parë ishte planifikuar që delegacionet të takohen në fillim të vitit, por pala kineze refuzoi pjesëmarrjen për shkak të një takimi të presidentit Barack Obama me Dalai Lamën dhe shitjes së armëve amerikane në Tajvan.
Takimi i fundit me temë të drejtat e njeriut mes këtyre dy vendeve është mbajtur në maj të vitit 2008. Michael Posner, zëvëndes sekretari i përgjithshëm amerikan i çështjeve të të drejtave të njeriut u shpreh se ai e përkufizonte shumë konstruktive dhe të pozitive atmosferen e bisedimeve midis dy palëve që ishin takuar me njëra-tjetrën.
"Ne do të vazhdojmë që të tregojmë shqetësimet tona për çështje të caktuara,"-pohoi zyrtari Michael Posner. Bisedimet e fundit që janë mbajtur midis dy supërfuqive të mëdha botërore janë mbajtur në vitin 2008, 1 vit përpara se presidenti aktual Barak Obama të vinte në pushtet.