Kryeministri turk në Athinë, takim me Papulias e Papandreu

Kryeministri turk Tayip Erdogan është takuar me krerët grekë në Athinë për të diskutuar një seri cështjesh që nga reduktimet në buxhetin e Mbrojtjes, emigracionin, turizmin dhe ekonomine, ndërsa pritet nënshkrimi i një sërë marreveshjesh bashkëpunimi. Në të parën vizitë zyrtare të një kryeministri turk në Greqi që prej 2004, Erdogan shoqërohej nga 10 ministra e 80 biznesmenë.
Vizita e Erdoanit në Greqi filloi me një takim kokë më kokë me presidentin e vendit Karolos Papulias në pallatin presidencial për të vijuar më pas me raundin e parë të bisedimeve me kryeministrin Papandreu. Masat e sigurisë në kuadër të vizitës së Erdogan u përshkruan si dragoniane në kryeqytet, ndërsa paralajmërohet nje epoke e re ndërmjet dy armiqve historikë.
Forcat e policisë kanë rrethuar hotelin ku qëndron lidëri turk ndërsa qindra policë janë shpërndarë anë e kënd kryeqytetit.
Delina Bitraku
< I mëparshmi