Furtunë, pezullohen lëvizjet e trageteve në Durrës e Vlorë
DURRES- VLORE- Moti i keq dhe me furtunë ka shkaktuar probleme në qytetin e Vlorës, ndërsa ka paralizuar qarkullimin detar në det. Reshjet dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme materiale në qytet, ndërsa një pjese të qytetit i mungon energjia elektrike. Kapiteneria e portit të Vlorës ka urdhëruar që asnjë anije të mos lejohet të dalë në det, ndërsa tragetet pritet të nisen me vonesë.
Probleme dhe në portin e Durrësit. Moti i keq dhe deti me dallgë deri në 8 ballë ka detyruar kapitenerinë e portit të urdhërojë që asnjë anije të mos dalë në det. Ndërkohë korrespondenti i NEWS24 informon se trageti me pasagjerë Arbëria” prej 3 orësh nuk po arrin të ankorohet në port. Në bordin e tragetit ndodhen 100 pasagjerë.
(s.g/balkanWeb)