Erdogan dhe Berisha do inaugurojnë hapjen e rrugës Durrës-MorinëNga TemaKryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, do të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës që lidh Shqipërinë me Kosovën, e cila është ndërtuar nga një konsorcium turko-amerikan. Kë
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Erdogan dhe Berisha do inaugurojnë hapjen e rrugës Durrës-MorinëNga TemaKryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, do të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës që lidh Shqipërinë me Kosovën, e cila është ndërtuar nga një konsorcium turko-amerikan.
Këtë e bëri të ditur agjencia shtetërore turke, “Anadolu”.
Erdogan do të jetë së bashku me kryeministrin, Sali Berisha, për të inauguruar autostradën më 25 qershor.
Pjesa e rrugës prej 61 kilometrash është ndërtuar nga një konsorcium i përbërë nga kompania amerikane “Bechtel” dhe firma e ndërtimit turke, “Enka”. Ajo do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga qyteti i Durrësit për në Kukës nga gjashtë orë, në dy orë.
Mësohet se edhe më datë 25 qershor, sërish nuk do jetë e mundur që e gjitha rruga të jetë ndërtuar, por vetëm dy korsi të saj, edhe këto jo në gjithë pjesën e rrugës.
Disa ditë më parë ishte kryeministri, Sali Berisha, që së bashku me homologun kosovar inauguroi hapjen e tunelit në njërën anë të tij.
Prania e kryeministrit turk në këtë inaugurim tregon qartë se i gjithë projekti ka qenë punë e firmës turke. Gazeta “TemA” ka raportuar se punimet janë sipërmarrë nga “Enka”, e cila është në pronësi të një miku të afërm të kryeministrit, Sali Berisha.
Deri më tani nuk ka të dhëna të sakta se sa do të kushtojë rruga, por në Gjykatë të Lartë ndodhet një dosje për abuzime, me të akuzuar ish-ministrin e Transporteve, Lulzim Basha.
Ndërkohë, drejtuesi i PSV‘91, Petro Koçi, ka propozuar që rruga të quhet “Ibrahim Rugova”.