E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi përkrah vendimet e KQZ-së

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pohuar se përkrah vendimet e KQZ-së që janë Kushtetuese dhe ligjore. Ai ka pohuar se nuk i takon atij t’i komentojë vendimet e këtij institucioni ngase, sipas tij, KQZ është institucion i pavarur. 

“Mua nuk më takon t’i komentojë vendimet e KQZ-së sepse tek e fundit është institucion i pavarur por Qeveria e Kosovës mbështet vendimet e KQZ-së që janë Kushtetuese dhe Ligjore”, ka thënë Thaçi sot gjatë konferencës së mbajtur  në PDK.  /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›