E Shtunë, 31 Tetor 2026

U instalua minarja e parë e një xhamie në Danimarkë

Në Kopenhagë sot filloi ndërtimi i minares së parë në Danimarkë. Minarja do të jetë e lartë 20 metra dhe ndërtohet në lagjen Norebro, e cila është e banuar kryesisht me emigrantë.

"Kjo do të jetë minarja e vetme, e cila do ta pasqyrojë stilin mysliman dhe skandinav. Elementi i vetëm mysliman në të do të jetë gjysmë hëna e madhe në maje", deklaroi zëdhënësi i Këshillit islam danez, Mohamed al Majmuni.

Kompleksi islam, në të cilin ndërtohet minarja, zë një sipërfaqe prej 6.800 metra katror. Projekti është financuar kryesisht nga Katari. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›