Erdogan i pakënaqur nga zgjedhjet

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan nuk është i kënaqur nga rezultatet që partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) arriti dje në zgjedhjet lokale. "Nëse më pyesni nëse janë i kënaqur, ju them se nuk jam. Duhej të ishte më mirë", theksoi Erdogan. Pas numërimit të 80 për qind të votave, AK-ja në pushtet ka fituar 39,1 për qind të tyre. Kryeministri turk deklaroi se do ta llogariste si disfatë zgjedhore faktin nëse partia e tij fitonte më pak se 47 për qind të votave, aq sa fitoi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007. "Duhet të nxjerret mësim nga mesazhi i popullit. Rezultati nga zgjedhjet duhet të llogaritet si votim i ri i besimit për AK-në", tha Erdogan. Në zgjedhjet e djeshme lokale humbën jetën pesë persona, ndërsa rreth 100 të tjerë u plagosën si rezultat i dhunës që shoqëroi këto zgjedhje, kryesisht në Turqinë Lindore dhe Juglindore