Maqedoni, zgjedhjet rrezikojnë dështimin

Një anketë e Institutit për Demokraci në Maqedonitregon se gati gjysma e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të dalin në votime në raundin e dytë më 5 prill.Sipa kësaj ankete afro 45,8 përqind e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të shkojnë të votojnë, pasi janë të pakënaqur me gjendjen e krijuar. Po ashtu kësaj shifre i shtohen edhe 15 përqind e qytetarëve të cilët kanë theksuar se akoma janë të pavendosur nëse do të votojnë. Kjo do të thotë se procesi mund të dështojë, pasi mund të mos arrihet pjesëmarrja e duhur prej 40%, e cila siguron dhe vlefshmërinë e zgjedhjeve. Kandidati i VMRO-DPMNE, Georgi Ivanov, vazhdon të ruajë epërsi ndaj rivalit Ferckovski, ndërsa votuesit shqiptarë që përbëjne 25 përqind të elektoratit nuk kanë shfaqur interes pas eliminimit të kandidatëve të tyre në raundin e parë të zgjedhjeve.