E Diel, 1 Nëntor 2026

Erdogan i rezervon një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë

Kryeministri i Turiqisë, Rexhep Taip Erdogan i rezervon një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Duke i uruar mirëseardhjen dhe falënderuar për praninë e saj në Samitin
Botëror “Të drejtat e Grave lidhin lindjen me perëndimin” Kryeministri
Erdogan theksoi se Turqia dhe qeveria e tij po i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje, çështjes së promovimit të të drejtave të grave. “Turqia dhe Shqipëria mbeten jo vetëm vende të lidhura nga tradita historike e miqësisë dhe bashkëpunimit, por gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në katër vitet e fundit marëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar
dhe në nivelet më të larta. Shqipëria është vendi që kam vizituar më
shpesh.” tha ai. Në bisedë u shpreh kënaqësia për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me tregues dinamikë dhe u shpreh vullneti për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat, me interes reciprok. Gjatë bisedës u theksua se biznesi turk vlereson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj. Të dy bashkëbiseduesit u shprehën se synimi dhe ambicia për të kapërcyer vlerën e një miliard dollarëve, të shkëmbimeve tregtare nëpërmjet dy vendeve. Kryeministri Erdogan tha se, dëshiroj t’ju përcjell nëpërmjet jush përshëndetjet më të përzemërta Kryeministrit Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›