E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan kercenon Sirine pas incidentit me avion ushtarak

Sa vijnë dhe ashpërsohen tonet e Turqisë drejt Sirisë, pas incidentit me avionin ushtarak. Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan u shpreh me tone kërcënuese në Parlament, duke i bërë thirrje regjimit sirian të mos bëjë gabime që vënë në provë vendosmërinë e Turqisë.

"Pas incidentit të fundit kemi kaluar në një gjendje të re. Nuk do të tolerojmë kurrë dhe as do të lëmë të pandëshkueshëm çdo kërcënim për sigurinë, i krijuar nga regjimi sirian në kufijte tanë "Çdo element ushtarak që i afrohet Turqisë nga kufiri sirian dhe përfaqeson një rrezik për sigurinë, rreziku do të vlerësohet si një kërcënim ushtarak dhe do të trajtohet si një shënjestër ushtarake".

Siria këmbëngul se avioni ushtarak F-4 Fantom u godit dhe u rrëzua brenda hapësirës ajrore të Sirisë. Me pas ra në pjesën lindore të Detit Mesdhe dhe dy avionët konsiderohen të humbur. Pas fjalimit të kryeministrit turk, erdhi dhe reagimi i Sekretarit te Pergjithshëm të NATO-s Anders Fog Rasmusen. Ai foli në Bruksel pas takimit të 28 ambasadorëve të Aleancës, ku u diskutua për incidentin mes Ankarasë dhe Damaskut. Turqia përdori nenin 4 të Traktatit themelues të Aleancës, i cili i jep të drejtë çdo shteti anëtar për të kërkuar konsultime kur siguria e vendit vihet ne rrezik. Kjo është hera e dytë në historine e NATO-s qe nje vend anetar i referohet Artikullit 4. Ne Bruksel Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fog Rasmussen dënoi goditjen dhe rrëzimin e avionit ushtarak turk nga trupat siriane.
"Ne e konsiderojmë një akt të papranueshëm dhe e dënojmë në tonet më të ashpra. Është një tjetër shembull i autoriteteve siriane që shpërfillin normat ndërkombëtare të paqes, sigurisë dhe jetës njerëzore" "Siguria e Aleancës është e pandashme. Ne i qëndrojmë bashkë me Turqinë, në frymën e një solidariteti të fortë”- theksoi Rasmusen.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i bëri thirrje Damaskut për të ndërmarrë hapat e duhur në shmangien e këtyre incidenteve në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›