eshtja Holder ne Kongresin Amerikan

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan do të votojë të enjten në se do ta akuzojë ose jo për mosbindje Prokurorin e Përgjithshëm, Erik Holder për shkak se ai ka refuzuar të dorëzojë dokumente që kanë lidhje me një operacion të dështuar kundër trafikimit të armëve. Kjo do të ishte hera e parë në historinë e SHBA që ndaj një prokurori të përgjithshëm në detyrë ndërmerret një veprim i tillë. Javën e kaluar një komision mbikëqyrës i Kongresit miratoi rekomandimin që kjo masë t'i dërgohet për votim seancës së plotë të Dhomës së Përfaqësuesve. Presidenti Barak Obama përdori privilegjin ekzekutiv, për herë të parë gjatë presidencës së tij, për të mos i dorëzuar dokumentet e kërkuara nga komisioni mbikëqyrës. Kryetari i Komisionit, Darrell Issa tha se votimi i së enjtes mund të shtyhet nëse zoti Holder i dorëzon ato. Nga ana e tij Holder ka refuzuar të përgjigjet nëse do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nëse kjo cështje do të rrezikonte rizgjedhjen e Barak Obamës si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Zyra që ai drejton në luftën për Alkolin, duhanin, armët e zjarrit dhe eksplozivët, është nën hetim pas dështimit të madh të operacionit "Shpejt dhe të nxehur". Holderit i është kërkuar të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e këtij operacioni në Meksikë, i cili përfundoi me vrasjen e një polici të patrullës kufitare dhe që ka zgjatur më shumë se dy vjet por ai ka refuzuar që ta dorëzojë atë.