Erdogan kundërshton sanksionet ndaj Iranit
Por Taip Erdogan kërkoi nga ana e kryediplomatëve amerikanë dhe europianë maturi për sa i takon vendosjes së sanksioneve të reja kundër Iranit.
Kreu i qeverisë turke e bëri këtë deklaratë për median, pasi fuqitë perëndimore akuzuan para disa ditësh Iranin për fshehje të një centrali të ri bërthamor, që po ndërtohet në jugperëndim të Teheranit.
Presidenti amerikan Barak Obama e paralajmëroi Iranin se do të përballej me "sanksione të hidhura", nëse nuk do të tregohet transparent.
"Nga fundi i muajit të ardhshëm do të vizitoj Iranin dhe do të bisedoj për këtë çështje",- deklaroi Erdogan.
Ai shtoi gjithashtu se sanksionet e reja nuk do të sillnin asnjë dobi as për ndërkombëtarët dhe as për popullin e Iranit.
"Prandaj unë mendoj se duhet të tregohemi të kujdesshëm,"- tha kryeministri turk.
Aktualisht Turqia është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, organizëm i përbërë nga 15 vende. Këshilli i Sigurimit deri tani ka kaluar tre raunde sanksionesh ndaj disa individëve ose kompanive iraniane.