Arrestohen 6 shtetas për vjedhje të ndryshme
Plot gjashtë shtetas janë arrestuar nga policia e Tiranës, në harkun kohor të 24-orëve për të njëjtën vepër penale. Kështu në prangat e policisë ra shtetas, Pëllumb Shefqet Mema, 20 – vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye sepse në bashkëpunim me një shtetas 13 vjeçar, i cili u la në gjendje të lirë për shkak të moshës, dyshohet se në stadiumin “Selman Stermasi”, kanë disa sende elektroshtëpiake si : një televizor dhe kasetofon, të cilët i kishin vjedhur në një autobus.
Ndërkohë, në pranga ra edhe shtetasi Ritvan Bajram Keqi, 25 - vjeç, lindur dhe banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Arrestimi i tij u bë për shkak se dyshohet të ketë vjedhur një automjet tip “Benz 200”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, bazuar në kallzimin e deponuar nga një shtetas, mundësuan identifikimin e vjedhjes me anë të mashtrimit të shumës së parave prej 3000 euro.
Nga puna hetimore e bërë rezulton, se autor dyshohet të jetë shtetasi H.A, 56 - vjeç, lindur dhe banues në Fushë - Krujë, i dënuar më parë për mashtrim, ndërkohë që po punohet për kapjen e tij. U kryen veprimet proçeduriale, materialet do t”i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale të “mashtrimit” dhe “përvetësim i titullit apo i detyrës shtetërore”.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë kanë arrestuar në flagrancë adoleshentët, L.S, 15 - vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë dhe R.H, 14-vjeç, lindur në Berat dhe banues në Sauk Tiranë. Arrestimi i tyre u krye pasi dje janë kapur në flagrancë në rrugën “5 Maji”, tek tregu “Dinamo”, duke vjedhur dyqanin Fast Food, në pronësi të një shtetasi.
Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Boris Pirro Gjeçi, 21-vjeç , lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin Rejnald Sazan Pashollari, 26 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje, i kanë vjedhur me dhunë një shtetasi shumën e parave prej 100 000 lekë të reja, në ambientet e brendshme të kazinos “Kajot”.
Të dielën, forcat e komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë kanë arrestuar flagrancë shtetasin A.P, 16- vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi dje në Rrugën e Durrësit, dyshohet se i ka vjedhur një shtetaseje çantën e saj. Materialet për të gjithë këta shtetas do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”.