Tottenhami, në gjysmëfinale të FA Cup

Tottenhami është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup. Spurs e mposhtën Boltonin në ndeshjen e përsëritur, e cila ishte ndërprerë për shkak të sulmit kardiak që kishte pësuar Frederice Muamba.
Hotspur fituan 3:1 falë golave të Nelson, Bale e Saha, të shënuar në 15 minutat e fundit. Kurse golin e vetëm për Boltonin e shënoi Davies. Në duelin tjetër, Evertoni fitoi në shtëpi të Sunderlandit me rezultat 2:0 në ndeshjen e dytë, pasi që e para kishte përfunduar 1:1. Më parë, në gjysmëfinale ishin kualifikuar edhe Chelsea e Liverpooli. Tottenhami do të luajë me Liverpoolin, e Evertoni me Chelsean.