Erdogan përqesh Izraelin

Kryeministri i Turqisë, Rejjep Tayip Erdoan, e përçmoi qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke e cilësuar si më të keqen në historinë e Izraelit.
Lidhjet e ngushta historike mes Izraelit dhe Turqisë filluan të përkeqësohen pas luftës së Izraelit në Gaza dy vite më parë dhe arritën pikën më të ulët pas vrasjes së nëntë turqve nga njësitë izraelite majin e kaluar.
Gjatë një interviste për Al-Xhazirën, Erdogan theksoi se Turqia do të ruajë lëkundje në marrëdhëniet me Izraelin, derisa ky i fundit të kërkojë falje për vrasjet dhe të paguajë kompensim.
“Për sa kohë qeveria e Netanyahut nuk ndryshon politikat e saj, nuk mund të presë që ne të ndryshojmë tonat”, theksoi Erdogan.
Erdogan e konsideroi ministrin izraelit të Punëve të Jashtme, si problemin më të madh të Izraelit. Kreu i qeverisë turke theksoi se publiku izraelit duhet “ta heqë qafe” Avigdor Libermanin, të cilin ai e quajti “njeri të neveritshëm”.
“Kjo është në dorën e tyre, jo në tonën. Nëse nuk e bëjnë, problemet e Izraelit do vijnë duke u përkeqësuar”, nënvizoi Erdogan.