Santa Cruz kthehet në Blackburn

Nga Express më 13 janar 2011 në ora 18:12
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka konfirmuar se Roque Santa Cruz dhe Shaun Wright-Phillips do të largohen nga klubi në ditët e ardhshme.
Sulmuesi paraguaian Santa Cruz pritet të kthehet në Blackburn, klub ku dha shkëlqimin e tij të parë në Angli. Ndërsa mesfushori Wright-Phillips spekulohet me transferim në Fulham, Birmingham ose West Ham.
Mancini po ashtu tha se do të vendosë rreth largimit të sulmuesit Emmanuel Adebayor, pasi të kuptojë nëse Mario Balotelli ka nevojë për operacion në lëndimin e gjurit.