Erdogan sot vizitë historike në Greqi
Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, viziton sot Greqinë. "Të dyja vendet kanë buxhete të mëdha financiare për sektorin e mbrojtjej. Ne duhet t'i ulim shpenzimet në këtë drejtim dhe t'i orientojmë për qëllime të tjera", tha Erdogan në prag të vizitës së tij në Athinë. Greqia e Turqia, dy vende fqinje, po përpiqen për të përmirësuar marrëdhëniet, të cilat gjatë dekadave të fundit kanë qenë problematike. Erdogan po viziton Greqinë i shoqëruar nga 10 ministra dhe rreth 100 biznesmenë. Ai premtoi ndihmë për përpjekjet e Greqisë drejt rimëkëmbjes financiare.