E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York/ Alarm për atentat, sqarohet situata



Policia Nju Jorkeze bën të ditur se ka sqaruar situatën lidhur me makinë e dyshimtë të parkuar në Union Square në të cilën ndodheshin dy bombula gazi. Sipas forcave të sigurisë, janë larguar enët e mbushura me gaz që gjendeshin në automjetin e parkuar në nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Hetuesit kanë gjetur pronarin e makinës, i cili u ka shpjeguar atyre se përse në makinën e tij gjendeshin enë me gaz.
Që nga sulmi i dështuar me makinë bombë në 1 maj New York është në një lloj gjendje gatishmërie. Policia nisi hetimet për makinën në fjalë e cila ishte parkuar pranë Union Square në New York. Forcat e sigurisë bllokuan zonën, duke mos përjashtuar se mund të bëhej fjalë për ndonjë atentat të mundshëm. Një situatë e tillë pason ngjarjen e ditëve më parë, kur u regjistrua një tjetër alarm për bombë në Times Square po në New York. Në 1maj dështoi një sulm me autobombë në Times Square dhe autor i këtij atentati të dështuar ishte Pakistanezo-amerikani, Faizal Shahzad i cili është arrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›