Gerdeci, si do shperndahet ndihmave financiare
Hapet rruga per shperndarjen e fondeve financiare te percaktuara nga Buxheti i Shtetit ne ndihme familjeve te demtuara nga shperthimi i fabrikes se demontimit te predhave ne fshatin Gerdec. Dje, Ministria e Financave ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme kane nxjerre urdhrin per menyren e ndarjes se fondeve per cdo familje. Sipas ketij urdhri, keshilli bashkiak i njesise vendore, do te hartoje listat e familjeve, shtepite e te cilave jane te pabanueshme. Pas miratimit te kesaj liste, familjaret do te perfitojne ndihmen prej 50 mije leke per cdo person, por pa kaluar shumen 200 mije leke per familje. Sipas kesaj procedure, Keshilli Bashkiak dergon menjehere ne Ministrine e Brendshme, Drejtorine e Pergjithshme te Emergjencave Civile, listen e personave perfitues, te specifikuar per individ dhe familje. Me pas, kjo ministri e konfirmon kete liste dhe dergon dy kopje origjinale ne njesine vendore. Derdhja e parave do te behet ne menyre urgjente ne llogarite bankare te perfituesve dhe ne rast se ata nuk kane nje llogari te tille, atehere procesi do te vijoje ne zyrat postare me te aferta. Nderkohe qe dje kane filluar dhe kontaktet me strukturat vendore, ne menyre qe te demtuarit te kene mundesine e terheqjes se ketyre parave, pa krijuar probleme dhe ne menyre sa me te shpejte. Duke pare dhe emergjencen e kalimit te ketyre parave jane marre te gjitha masat qe te arrihet ne shperndarjen e plote te tyre ne destinacion, cka do te lehtesonte edhe veshtiresite financiare te tyre ne keto kushte te motit te lagesht te pranveres.
SSSASS