E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Reformat, pas ikjes se Berishes

Reformat e domosdoshme per vendin, perfshire ketu dhe ate zgjedhore, do te mund te realizohen vetem pas ikjes se Kryeministrit Sali Berisha. Ky ka qene qendrimi i ardhur dje, nga kreu socialdemokrat, Skender Gjinushi, i cili nuk ka kursyer akuzat dhe kritikat ndaj qeverisjes aktuale dhe Kryeministrit. Keshtu, referuar situates se krijuar se fundmi ne arenen politike, per shkak te tragjedise se Gerdecit, kryetari i PSD-se, Gjinushi, nuk sheh asnje lloj mundesie bashkepunimi me mazhorancen qeverisese per asnje ceshtje, qofte kjo dhe reforma zgjedhore. "Nuk mund te diskutohet per reforma me nje qeveri totalisht te inkriminuar. Kjo eshte qeveri e krimit dhe te bashkepunosh me te do te thote qe je i inkriminuar", theksoi Gjinushi gjate fjales se tij. Njekohesisht, po ne kete linje, duke shtuar dhe me tej dozen e akuzave, kreu socialdemokrat verejti se "ne kemi perballe nje Kryeminister te papergjegjshem, qe edhe pse faktohet se eshte marre me trafik, prej te cilit u vrane dhe njerez, serish nuk terhiqet, madje dhe nuk resht se beri deklarata te paqena". Per kete arsye, sipas tij, per sa kohe nuk kemi nje doreheqje te tij, nuk mund te flitet per reforma ne kete vend.
O.XH

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›